VIDEO/ Pjesë e parë Liverpool-Real mbyllet pa gola, VAR protagonist në finalen e Champions League, i prish festën Benzemasë

Liverpool 0-0 Real Madrid

1- Nis Ndeshja. Mes brohorimave të tifozëve, ka nisur në Stade de France, finalja e Champions League.

10- Ritëm i ulët. Ekipet kanë frikë të dalin përpara.

16- Rasti i parë konkret vjen nga Salah. Egjiptiani gjendet afër portës, por gjuan keq.

21- Real Madrid me fat, pasi vetëm shtylla ndal Mane, pas devijimit të Courtouis. Minuta të mira për The Reds.

40- Sërish Mane protagonist në zonë, por topi largohet nga Los Blancos. Tentativa e tij bllokohet.

45- Benzema realizon, por goli anullohet për Offside. Pas kontrollit me VAR, vendoset që është pozicion jashtë loje.

Vonesa në futjen e tifozëve në stadium shtyu për 15 minuta finalen e Champions League në Paris, mes Liverpool dhe Real Madrid.

Mësohet se takimi që do luhet në Stade de France ishte paraparë të zhvillohet në 21.00, por u shty me 15 minuta. Më pas, u pa e arsyeshme që gjithçka të nisë në në 21.30. E pabesueshmja nuk mbaron këtu, pasi tashmë orari përfundimtar është konfirmuar: 21.36.

Kjo shtyerje e 3-të vjen në mënyrë që të situata të jetë sa më në kontroll, pasi e gjithë problematika qëndron te tifozeria. Këta të fundit, po tentojnë që të hyjnë edhe pa biletë.

Me të vërtetë për të ardhur keq. Një organizim kaq i dobët prish hijeshinë e një prej sfidave më të bukura në planet.

 

 

 

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.