• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pamje të shëmtuara nga Peja

by Enver Robelli
18/05/2022 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

U shënua në Pejë “Festa e Abetares”. U paralajmërua si festë për nxënësit nga “të gjitha viset shqiptare”. Festa u quajt madhështore. U celebrua patriotizmi shqiptar, rënia e mureve ndarëse mes Kosovës e Shqipërisë dhe ndërtimi i shtigjeve të bashkëpunimit. Ministrja e Arsimit e Kosovës uroi festën, po ashtu edhe kryetari i Pejës, ndërsa një drejtor arsimi i një bashkie në Shqipëri tha se “këta fëmijë janë liderët e së ardhmes të cilët mund të bëjnë realitet ëndrrën shqiptare për bashkim kombëtar”. Një prognozë modeste!

Gjithë ceremonia në Pejë la një shije të hidhur për shkak se nxënësit e komuniteteve pakicë ngjarjen e shikuan nga tribuna, duke u lënë anash nga organizatorët. Ka arsyetime të ndryshme pse ndodhi kjo. Një mësuese thotë se kjo paskësh qenë “dëshirë” e nxënësve (vështirë e besueshme). Drejtori i shkollës në Pejë tha se nxënësit e komuniteteve nuk i takojnë klasës së parë dhe erdhën vetëm për ta parë programin. Edhe nëse kjo është e vërtetë, është dashur që gjatë një feste të tillë pedagogët të sillen si pedagogë dhe të kenë qasje inkluzive dhe jo përjashtuese ndaj nxënësve. Nuk është rregull i hekurt që në këtë festë të marrin pjesë vetëm nxënësit e klasës së parë. Fakti që nxënësit e komuniteteve pakicë vijnë për të përcjellë një aktivitet të tillë, tregon për kureshtjen e tyre të shëndoshë. Autoritetet arsimore apo politike mund të japin arsyetime të ndryshme, por ekziston vetëm një emër për skandalin në Pejë: turp! Dhe do të ishte mirë nëse autoritetet përkatëse nxjerrin mësime nga kjo ngjarje e shëmtuar.

Nuk është hera e parë që ndodhin këso skandalesh. Në fillim të gushtit 2020 aktivisti për të drejtat e njeriut, Shkëlzen Gashi, zbuloi se në pllakën që përkujton viktimat e masakrës serbe në mars të vitit 1999 në një treg në Mitrovicë, mungon emri i Elizabeta Hasanit. Faji i saj? Ishte rome. Vajzë e një komuniteti të shtypur e të margjinalizuar. Pjesëtarët e këtij komuniteti për serbët janë “cigani”, për shqiptarët e Kosovës “magjupë”. Protestat publike kundër këtij veprimi në Mitrovicë patën efekt. Nga mesi i gushtit 2020 komuna e Mitrovicës shtoi emrin e vajzës rome në pllakën përkujtimore të masakrës së 1999 të kryer nga forcat serbe. Nëse edhe në Pejë nxirren mësimet e duhura nga skandali i ndodhur, atëherë kjo tregon për një shkallë pjekurie të shoqërisë kosovare.

Ndonëse lufta kundër marrëzive nuk ka të bëjë vetëm me raportet mes komuniteteve, mes shumicës dhe pakicave apo anasjelltas. Ditë më parë një tifoz pejan mendoi se po i fyente tifozët e Trepçës duke i “përshëndetur” ata me tre gishta, një simbol klero-nacionalist serb. Krejt kjo dalldi emocionale ndodhi gjatë një ndeshjeje basketbollistike. Lufta kundër dukurive të tilla mbetet një betejë e përditshme.

Next Post
VIDEO/ Stuhia e rërës ‘përpin’ në pak sekonda Burj Khalifa, ‘zhduket’ ndërtesa më e lartë në botë

VIDEO/ Stuhia e rërës ‘përpin’ në pak sekonda Burj Khalifa, ‘zhduket’ ndërtesa më e lartë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In