• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD e Alibeajt refuzon të propozojë një kandidat për President?

by Carlo Bollino
17/05/2022 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këmbëngulja për të mos propozuar në kohë asnjë emër, duke sabotuar në këtë mënyrë çdo formë zgjedhjeje konsensuale, do të legjitimojë rrugën e PS-së për të votuar me shumicë socialiste një President të Republikës që do të dijë ta propozojë.

Nga Karlo Bolino
Refuzimi (ose paaftësia) për të propozuar një emër si kandidat për President të Republikës, duket si e njëjta linjë vetëvrasëse që ka shtyrë opozitën e këtyre 9 viteve të fundit fillimisht të refuzonte çdo proces reforme duke filluar nga ajo territoriale, duke djegur më pas mandatet e në fund duke bojkotuar zgjedhjet administrative.

Zgjedhje, që prej vitesh i përkufizojmë si “vetëvrasëse” sepse Partia Demokratike ka bërë pikërisht kjo që një parti në pushtet dëshiron nga opozita. Edi Rama nuk ka asnjë faj në këtë kuptim, pasi ka zënë vendet e lëna bosh nga qaramanët e opozitës, që nga frika se humbasin, as nuk duan të nisin të luajnë.

Kjo taktikë që prej vitesh po përjashton Partinë Demokratike nga të gjitha institucionet kryesore shqiptare (me përjashtimin e vetëm të Avokates së Popullit, institucion i fituar në të vetmin moment kur PD mori pjesë në lojë) vazhdon edhe sot me emërimin e Presidentit të Republikës. 

Prej muajsh, ndoshta prej vitesh Edi Rama e përsërit që Kreu i ri i Shtetit do të ishte e drejtë të votohej në mënyrë konsensuale edhe me propozim të opozitës. Rama dhe partia e tij Socialiste nuk kanë bërë kërkesa të tjera, përveç se ‘të jetë një President normal’, domethënë ndryshe nga Ilir Meta, i cili mbeti përherë Kryetar Partie pa arritur të bëhet kurrë Kreu i Shtetit.

Nuk e dimë se sa i sinqertë është propozimi i Ramës, po përse opozita nuk bën asgjë që ta zbulojë këtë? Pra, përse nuk përfiton nga situata unikale në të cilën ndodhet dhe nuk propozon një sërë emrash, ose një kandidat të vetëm, duke sfiduar partinë e mazhorancës dhe duke i kërkuar konsensusin për ta zgjedhur?

Refuzimi i PD-së së Alibeajt (që nuk duhet ngatërruar me gati-PD-në e Berishës) për të propozuar edhe një emër të vetëm si kandidat për President, ngre pikëpyetje të rënda mbi aftësinë e tij për të bërë politikë. Hipotezat, sipas mendimit tim, janë tre: Ose radhët e opozitës janë tashmë aq bosh brenda saj sa nuk arrijnë të gjejnë as dhe një figurë të vetme që i korrespondon 5 kërkesave që vetë Alibeaj ka vënë si kusht për Presidenti e ardhshëm. Si një fëmijë që kërkon një maçok jeshil pasi e di mirë që një maçok jeshil nuk ekziston. Ose Alibeaj nuk kontrollon tashmë as 20 deputetë të grupit të tij parlamentar, numër minimal për të propozuar një kandidaturë. Ose, në fund hipoteza e tretë, Alibeaj ka frikë se propozimi i tij mund të pranohet. Në lojën vetëvrasëse qaramane, duket se PD është e tmerruar se të fitojë diçka mund të minojë kuptimin e betejës së saj politike, që deri më tani është bazuar në viktimizim dhe ne kriminalizimin e kundërshtarëve. Çfarë do t’u thoshte PD zgjedhësve të vet nëse Edi Rama dhe Partia Socialiste do të mbështesnin propozimin e saj dhe të zgjidhnin një President të Republikës të propozuar nga opozita? Ku do të përfundonte teoria e tyre e Shtetit-Mafia që kërkon të kontrollojë të gjitha institucionet, deri edhe SPAK që në të vërtetë arreston vetëm socialistë për të treguar se është i pavarur?

Këmbëngulja për të mos propozuar në kohë asnjë emër, duke sabotuar në këtë mënyrë cdo formë zgjedhjeje konsensuale, do të legjitimojë rrugën e PS-së për të votuar me shumicë vetëm socialiste një President të Republikës që do të dijë ta propozojë. Dhe do t’i mohojë opozitës të drejtën të kthehet e të qajë duke thënë se u përjashtua edhe nga ky proces. Ndoshta është kjo që PD-ja ëndërron të bëjë, por e dimë të gjithë, që nga sot, se do të jetë blofi i saj i zakonshëm i dështuar.

Shqiptarja.com

 

Next Post
Seria A/ Milani i varur nga Sasuolo? Traineri sfidon Milanin: Ia dalim me entuziazëm

Seria A/ Milani i varur nga Sasuolo? Traineri sfidon Milanin: Ia dalim me entuziazëm

Comments 1

  1. Tim says:
    4 years ago

    Për fat të keq, edhe kryesia e sotme e PD-së modeste zyrtare, e drejtuar përkohësisht nga Alibeaj, bashkë me Grupin parlamentar të saj, akoma s’po e kuptojnë që, që të bëhen përsëri një Parti e fuqishme konkuruese, në arenën e Politikës Shqiptare, dhe të mbledhin përsëri elektoratin e saj të çorjentuar dhe të copëzuar, duhet të largohen nga mëndësia e vjetër e tipit berishjan, me bojkote, që nxiten nga inate primitive!
    Nuk mund të vazhdohet me gojën konfliktuale të shthurur dhe akuza ekstremiste të tipit armiqsor, mbi baza hamëndësuese(pa argumenta)!
    Partia e rinovuar e PD duhet të udhëhiqet nga parimet e një Partie të moderuar të modelit Demokratik, që të konkurojë midis Partive, me ide të reja konstruktive dhe bindëse, që të mund të fitojë përsëri, simpatinë dhe besimin, jo vetëm në elektoratin e saj, por edhe të elektoratit “gri”, për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e Popullit, për një standart jetese më të mirë, për një Politik socjale më të sigurtë, edhe për jetën e shtresës me të ardhura më të pakta të Shoqërisë.
    Kjo kërkon një lider të ri, me një kultur të gjërë, të udhëhequr nga parimet demokratike, me ide progesiste, konstruktiv dhe vizjonar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

January 2, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

January 2, 2026
Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

January 2, 2026
Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com