• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: SPAK të godasë 360 gradë! “Gërdeci” i Berishës dhe përgjimet Meta-Prifti janë sheshit!

by Java News
11/05/2022 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion duhet të godasë në të gjithë drejtimet, jo vetëm në një kah. Kështu shprehet drejtuesi politik i Tiranës,  Erion Veliaj në Report Tv, ku thekson se reforma në drejtësi duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe duhet të ketë hetim për ngjarjet aktuale, por po anashkaluar edhe ngjarjet e kaluara.

I ftuar në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Veliaj thotë se kritikat e Edi Ramës për SPAK nuk janë presion, por kryeministri po kërkon më shumë drejtësi dhe kjo sipas tij tregohet qartazi nga qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos mbrojtur askënd nga radhët e saj.

“Ne duhet të kemi reformë 360 gradë, që i prek të gjithë hapat e shoqërisë që shikon jo vetëm ngjarjet tashme por edhe të kaluarat. Ky është interesi i të gjithëve. Mos më kërko vetëm mua me rigorozitet. Padrejtësia duket sheshi nuk ka nevojë të kesh kaluar vettingun të kuptosh që po ndodhin çudira. Qëndrimi i PS për të mos i ofruar mbrojtje askujt është prova më e madhe që interesi është për më shumë drejtësi, çelësi i asaj që thotë kryeministri është si ta çojmë nga marshi i dytë në marsh të pestë për të kapur padrejtësi që duhet të bëjnë hatanë në këtë vend”, tha Veliaj në Report Tv.

Provat për të nisur hetimet sipas Veliajt janë sheshit, nga vrasjet e Gërdecit të Berishës, deri tek përgjimet e Ilir Metës me Dritan Priftin ku ndajnë 27 mijë euro. Kryebashkiaku thotë se Meta e Berisha i kanë vjedhur shqiptarëve 20 vite, prandaj ka ardhur koha që të mos votojmë më një ‘non grata’

“Nuk jam këtu të këshilloj opozitën, për mua qofshin gjithmonë në opozitë. Po dogje ti, po theve xhamat, po shkule emrat e rrugëve do marrësh të njëjtin rezultat. Kur Iliri e Saliu e shkatërrojnë qytetin detyra ime është ta kthej siç ishte dhe qyteti mos ta ndjejë një sulm barbarësh që shkatërroi politikën

Berisha e Meta i kanë i marrë shumë kohë këtij vendi dhe nuk e di a ka një dënim kur tjetri, ka kur hedh 26 njerëz në gërdec, ka dënim kur tjetri merr 27 mijë euro me Dritan Priftin. Meta me Berishën i kanë vjedh 20 vite shqiptarëve. Vjedhësit e kohës i dënoni kush? Dënimi vetëm është bota. Nuk mund të votojmë non grata”, tha Veliaj.

Ndalur në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Veliaj thekson se PS nuk ka në interes të ketë një president socialist, prandaj i ka përjashtuar të gjithë deputetet e saj nga gara. Ndalur në kriteret e kreut të ri të shtetit, Veliaj thotë se mjafton të jetë një profesionit, figurë akademike, ose një figurë që nuk është përfshirë në PS pesë vitet e fundit

“Procesi ka qenë i hapur për të përcaktuar disa kritere. PS edhe pse i ka votat, socialistët ndihen që ka ardhur koha për një socialist, megjithatë nuk është qëllimi këtu që të kemi çdo institucion. S’do jetë deputet i PS, ose politika aktiv i PS, por nëse dikush vjen me bindje të ndryshme, akademia, FA, si profesionit kjo do i bënte mirë bashkisë.

Do doja një president q nuk merret me pusetat e Tiranës. Një president që nuk merret në çfarë anë rrjedh lana, që nuk merret me këndet e lojërave. Bashkinë nuk e lidh me presidencën, përveç disa punëve formale, kemi pasur disa president që merreshin me punët e qytetit./m.j

Next Post
Shefi i diplomacisë europiane: Ballkani është politika e jashtme më e rëndësishme e BE-së

Shefi i diplomacisë europiane: Ballkani është politika e jashtme më e rëndësishme e BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In