3 të arrestuarit nga operacioni që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori, janë lënë në burg nga SPAK. Arrest me burg jep gjykata penale për Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.
Marson Murataj, njëri prej të arrestuarve
Në burg janë lënë Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmes import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të automjeteve të firmës.
Tre personat u vunë në pranga pas operacionit që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori. Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.
g.kosovari











