• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

119 kg kokainë me banane/ Hoxha tregon itinerarin dhe ‘lidhjen’ me Jan Prengën: Skaneri “pa dashje” na tregoi se…

by Java News
05/01/2022 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga itinerari dhe trafiku i kokainës nga Ekuadori në Shqipëri përmes kontejnerëve me banane.

Sipas gazetarit, autoritetet shqiptare nuk dinin asgjë dhe se sasia e kokainës që ka qenë në konejner është më e madhe se 119 kg që janë sekuestruar.

“Skaneri pa “dashje” na tregoi, na dha një info shumë interesant, që kontejneri ishte i prekur në pjesën fundore, ka një pjesë bosh”, tha Artan Hoxha duke folur në studion e “ABC”.

Gazetari tregoi se bëhet fjalë për rreth 2 ton drogë me një vlerë që arrin në mbi 50 milionë euro.

“Sasia e kokainës është më e madhe. Në rastin konkret nuk thyen sistemin e sigurisë, por e shpartalluan dhe vendosën t’u lënë si trofe autoriteteve 119 kg, që nuk është pak, por një nga sasitë e mëdha. Sot shkon 100 mijë euro kg, por po të flas me çmimin e shumicës. Më rezulton që policia ka arritur që të kapë vetëm 1/20 e sasisë që ka ardhur nga Ekuadori.

Pse janë dyshimet që sasia është më shumë se kjo që është kapur. Skaneri pa “dashje” na tregoi, na dha një info shumë interesant, që kontejneri ishte i prekur në pjesën fundore, ka një pjesë bosh. Asnjë kontejner nuk vjen bosh nga Ekuadori, sepse do të shfrytëzojë kapacitetin dhe nuk i leverdis që të marrë më pak” tha ai.

Por si u boshatis kokaina nga kontejneri dhe kamioni me drejtim Vaqarrin?

“Kjo tregon që kur kontejneri ka shkuar në skaner një pjesë e ngarkesës është hequr. Mungojnë 106 arka me banane. Nga kontrolli në magazinë u gjetën 119 kg kokainë. Në total janë 113 arka shumëzim për 17 del shuma prej 1921 kg, gati 2 ton. Nga këto 106 nuk u gjetën në skaner. U gjetën vetëm 7 arka me 119 kg. Sasia e ardhur në total është 1921 kg ose gati 2 ton kokainë e një niveli shumë të lartë pastërtie që ka hyrë në destinacion, Shqipëri.

Me çmimin e shumicës që shitet në Shqipëri, është 51.8 milionë euro, e totalit që ka ardhur. Ndërsa në treg kap shifra të frikshme”, tha gazetari.

Pavarësisht denoncimit nga shoferi dhe pronari i kompanisë, Hoxha ngre dyshime mbi itinerarin që ndoqi kamioni kur u nis nga Durrësi me drejtim Vaqarrin.

“Rruga tradicionale që përdorin është autostrada, por kjo nuk ka ndjekur këtë rrugë. Është thënë që u shmang për shkak të festave dhe trafikut prandaj u fut në rrugën e vjetër. Kjo është e dyshimtë, sepse itinerari i zakonshëm është autostrada. Duke përdorur aksin e vjetër që nuk ka mirëmbajtje, dyshimet janë që është zgjedhur për këtë. Grabitja ka ndodhur afër një zone që ka ndodhur një ngjarje tjetër, u zhduk Jan Prenga. Zona përkon, nuk dua të kaloj më tej sepse hetimi ishalla shkon më tej. Sasia e kokainës për mua është marrë në port, pjesa dërrmuese dhe pjesa tjetër gjatë transportit nga Durrësi në Vaqarr” tha ai në Abcnews.

Next Post
Shumë VIP-a shqiptarë i kanë sytë atje/ Ja ana e errët e modernitetit të Dubait

Shumë VIP-a shqiptarë i kanë sytë atje/ Ja ana e errët e modernitetit të Dubait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In