• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konflikti/ Media nxjerr videon e përleshjes së grekut me shqiptarin që tentoi ta therë me thikë: Ja si ndodhi sherri!

by Java News
30/04/2022 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke kanë publikuar videon e përplasjes fizike mes 43 vjeçarit grek dhe 33 vjeçarit shqiptar të cilët në shkurt të këtij viti u konfliktuan me njëri-tjetrin se kush duhej të dërgonte porosinë një klienti që kishte bërë te restoranti i tyre.

Sherri mes tyre degjeneroi në grushte e deri në përdorimin e armës së ftohtë, ku 43-vjeçari grek ka kapur thikën për të goditur shqiptarin në mes të restorantit ndërsa ngjarja ka tronditur edhe klientët, shkruajnë mediat greke. 

Shtetasi grek ka goditur me kokë shqiptarin fillimisht dhe gjatë përleshjes dhe daljes nga dyqani, autori ka përdorur një thikë të cilën e ka marrë nga një tavolinë në restorant duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.

Policia gjeti në vendngjarje, dy thika identike, me gjatësi tehu 11 cm dhe dorezë 10 cm. I plagosuri u dërgua në spitalin “Agia Varvara” për ndihmën e parë, ku, siç rezultoi nga dokumentet mjekësore, u konstatua se ka një dëmtim në trup. Ai është urdhëruar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila ka rezultuar se ka marrë një plagë prej 4 cm në zgavrën e majtë të kraharorit, paralel me shtyllën kurrizore dhe në një distancë prej 5 cm prej saj, e cila është shkaktuar nga një prerje.

“Ai u përpoq të më godiste më shumë se 20 herë”, ka thënë shqiptari në dëshmitë që ka dhënë në policinë ashtu edhe në hetuesi.

I gjithë sherri mes të dyve ka nisur se kush do ta dërgonte porosinë e restorantit.

“Kam katër vite që punoj në këtë restorant në Vula. Unë punoj si shpërndarës i ushqimeve. Sot rreth orës 2 të pasdites teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim me të madhe, ai më hodhi një lugë. Unë e godita me grusht, kur shoh që ai mbante një thikë në dorë dhe filloi të përpiqej për të më goditur në bark. E ndalova sepse e kapa nga duart.  Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Provoi gati më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte sërish me thikë, duke provuar të më gjuante në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më më goditi me thikë në mes të shpinës. Gjithçka zgjati më shumë se 15 minuta” i tha shqiptari, policisë.

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Ja pse disa vende vazhdojnë të mbështesin Rusinë?!

Lufta në Ukrainë/ Ja pse disa vende vazhdojnë të mbështesin Rusinë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In