Moti i keq, me shi dhe erë të fortë, ka shkaktuar probleme në portin e Shëngjin në Lezhë.
Kapitaneria e portit raportohet se ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare mëngjesin e së premtes.
Aktualisht dallgëzimi në det arrin 5 deri në 6 ballë në drejtimin jug/lindje, por kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.
Për këtë arsye, lundrimi do të jete i bllokuar për dy ditë me radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Gjithashtu edhe në Vlorë, përkeqësimi i motit ka bërë që të pezullohet lundrimi i mjeteve lundruese, kryesisht anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit.
g.kosovari