• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

LSI kritika qeverisë: Të jetë më e përgjegjshme kur lexon Raportin e FMN

by Lorenc Vangjeli
20/01/2016 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kritikuar në mënyrë të hapur qeverinë pas publikimit të Raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nga selia e LSI, deputeti Luan Rama deklaroi se qeveria duhet të kishte dalë me një reagim për Raportin. Po ashtu, ai deklaroi se qeveria duhet të jetë më e përgjegjshme për mënyrën se si e lexon dokumentin e FMN, kur tha se qeveria “duhet të lexojë raportin ashtu siç është shkruar”.

“Qeveria duhet të dilte me një reagim për raportin e FMN. Raporti më i fundit kërkon seriozitet dhe maturi në leximin e tij, sepse sa herë që qeveria shqiptare nuk e ka konsideruar me seriozitet jemi ballafaquar me fenomene krizash. Më lejoni të kujtoj krizën e vitit 1997, apo edhe disa qëndrime të mbajtura para disa vitësh në papërgjegjshmëri. Ne ofrojmë të gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin, për reflektimin e përgjegjshëm ndaj vërejtjeve apo konstatimeve që bën raporti. Edhe njëherë ftoj qeverinë të reflektoj me seriozitet, të reflektoj me përgjegjshmëri, të reflektojë drejtpërdrejt ashtu siç është shkruar raporti. Madje duhet lexuar edhe me më shumë konsistencë se Raporti i Venecias. E ftoj qeverinë të jetë më e përgjegjshme kur është fjala tek shërbimi ndaj qytetarëve”, tha Rama.

Deputeti i LSI renditi një sërë shqetësismesh të shprehura në Raport nga FMN, të cilat sipas tij duhet të trajtohen me shumë kujdes nga qeveria.

“Është i rëndësishëm paralajmërimi për rrezikun financiar, një sirenë alarmi që kërkon reflektim të përgjegjshëm dhe konkret. Një tjetër çështje që tërhiqet vëmendje ka të bëjë me transparencën fiskale, transparenca si standar i komunikimit me qytetarin është vlerë e patjetërsueshme e LSI dhe ne institojmë me të madhe në një standard konstant të qeverisë. Një tjetër çështje është veprimi me konçesionarët. Për LSI partneriteti publik privat është element i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por në këtë partneritet nuk është e rëndësishme të ofrohet vetëm buxheti i shtetit por edhe vet privati të investojë, të jetë bashkëkontribues”, tha Luan Rama.

 

 

Next Post

Kapen me kanabis dhe armë të ftohta, pranga tatimorit dhe zjarrëfikësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për 1 vit pandemi, shqiptarët kursyen në banka 740 milionë $

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

February 17, 2026
Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

February 17, 2026
Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In