UEFA ka konfirmuar se presidenti i pezulluar Michel Platini do të vazhdojë të marrë pagën e tij “deri në njoftimin e ardhshëm”. Platini për tetë vjet është përjashtuar nga çdo aktivitet të futbollit, pas hetimeve ndaj tij për një pagesë prej 1.3 milionë dollarëve që e kishte pranuar ai nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter. FIFA tashmë ka konfirmuar se Blatter, i cili gjithashtu është dënuar me tetë vjet, do të vazhdojë të pranojë pagë deri më 26 shkurt, kur do të zgjidhet presidenti i ri i FIFA-s. “Platini është duke e pranuar pagën nga UEFA dhe do të vazhdojë të paguhet deri në njoftimin e ardhshëm”, ka njoftuar UEFA.