• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kokaina është në dorë të…”/ Raporti i Antimafies italiane: Shqiptarët e turqit menaxhojnë trafikun e heroinës, ja si veprojnë grupet kriminale

by Java News
08/04/2022 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria Hetimore e Antimafies Italiane ka publikuar një raport që fokusohet tek krimet që lidhen me trafikun e drogës. Sipas këtij raporti, i cili përfshin periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar, kokaina është në duart e peruanëve, ndërsa heroina menaxhohet nga turqit dhe shqiptarët.

Raporti thekson se importi i heroinës menaxhohet nga turqit, “të cilët e eksportojnë atë në tregun evropian nëpërmjet kanaleve shqiptare”.

Për sa i përket kokainës, “peruanët kanë një pozicion me rëndësi absolute në importimin e drogës. Me kalimin e viteve, ata kanë përsosur një kapacitet të caktuar në transferimin e drogës nga vendet e prodhimit në Lombardi dhe Milano në veçanti”.

Më pas janë shqiptarët, të cilët transportojnë kokainë nga portat e Evropës Veriore në Lombardi, nëpërmjet rrjetit të tyre të trafikantëve.

Krimi shqiptar është ndër shprehjet më komplekse dhe më të artikuluara në skenarin e krimit të huaj në Itali, thekson raporti.

“Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit kombëtar shfaqin tipologji të ndryshme organizative dhe operacionale. Disa ndërveprojnë brenda grupeve të vogla, duke përfshirë grupet multietnike.

Në raste të tjera ato janë konsoliduar në organizata kriminale të strukturuara dhe të qëndrueshme të rrënjosura në zonë dhe që veprojnë në një mënyrë të ngjashme me ato të “mafiasve tipike”, thuhet ndër të tjera në raport.

Një karakteristikë e veçantë e organizatave shqiptare më pas ka të bëjë me “përkatësitë” shpesh të bazuara në lidhjet familjare ose në çdo rast midis subjekteve që vijnë nga i njëjti qytet ose nga e njëjta zonë gjeografike e vendit të origjinës dhe janë themeluar mbi kodet specifike të sjelljes.

Raporti vë në dukej se sektori kryesor me interes për krimin shqiptar është ai i trafikut të drogës, megjithatë nuk ngelen prapa as trafiku i armëve, ai i qenieve njerëzore apo shfrytëzim prostitucioni./m.j

Next Post
FOTOT/ Masakra ruse vazhdon, deputetja ukrainase: Gjenden varre masive në Chernihiv, 700 të vrarë

FOTOT/ Masakra ruse vazhdon, deputetja ukrainase: Gjenden varre masive në Chernihiv, 700 të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In