• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha paralajmëron Alibeajn: E njohin si të mandatuar vetëm Basha dhe “guvernatorja” Kim, mund të mbetet….

by Java News
06/04/2022 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Alibeaj takoi sot ambasadoren Kim dhe morri një njohje nga kryediplomatja amerikane në Tiranë, si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike.

Por ish-kryeministri dhe themeluesi i PD-së,  Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Debat”  mendon ndryshe.

“Në radhë të parë, Alibeaj, e gjithë kryesia e PD-së dhe ish-kryetari janë shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, tashmë i pranuar universalisht dhe ligjërisht.  Është qesharake të mendosh se mund të pranohet kryetar një ish-nënkryetar i shkarkuar nga 4900 delegatë” , thotë Berisha, që shton se “Alibeaj nuk është kryetar, me vjen keq, asnjë nuk e njeh si të tillë, përveç atij që e propozoi dhe “guvernatorja” Kim”.

Ndërkohë që ish kryetari Lulzim Basha sipas tij  “kishte mision nga Edi Rama dëmtimin dhe përçarjen brenda Partisë Demokratike”, Berisha tregon se ata që ndjekin ende Bashën  nuk kanë një të ardhme në parti.

“Alibeaj dhe çdo demokrat duhet të mendojë këtë. Situata  e krijuar nga 9 shtatori, ishte rezultat i vendimmarrjes së kryetarit Lulzim Basha. Ai u largua si pasojë, e pranoi vendimin e 11 dhjetorit dhe dha dorëheqjen. Çdo njeri që vazhdon me bashizmin është i destinuar të dështojë. Po jap një shembull, gjatë takimit të tij në Shkodër Basha tha që do të hidhet në gjykatë vendimi i Gjykatës, por për të gjitha nenet e kodit civil ai nuk është palë. Alibeaj, edhe pse jurist, thjesht ekzekutoi urdhrin e Bashës, zbatoi porosinë  tij”.

Gjithësi, Berisha deklaroi se “në përpjekjen tonë për të normalizuar jetën në grupin parlamentar”, Alibeaj ende njihet nga Komiteti i Rithemelimit si kreu i grupit parlamentar, por që vendimet nuk mund të jenë personale, por ato të Kryesisë të atij grupi.

“Kam deklaruar që ai është kryetar i grupit, por këtu ka një çështje. Grupi ka një kryesi, dhe është ajo që duhet të përcaktojë agjendën e grupit, nëse ky rregull respektohet, ne jemi të prirur të vazhdojmë punën. Statuti i PD kërkon që kryetari grupit parlamentar të jetë nënkryetar i partisë, Alibeaj do të ketë të drejtë të kandidojë, nëse votohet për nënkryetar ka të gjithë të drejtat të vazhdojë, po fitoi dikush tjetër do të votohet nga grupi parlamentar. Është diçka që duhet të zgjidhet me votë të lirë, dhe zgjedhjet do të bëhen siç thotë statuti, me votë të lirë për çdo post. Ai nuk është zgjedhur me këtë procedurë.

g.kosovari

Next Post
E besoni se numri i këmbës tregon sa gjatë do të jetoni/ E tregon studimi suedez

E besoni se numri i këmbës tregon sa gjatë do të jetoni/ E tregon studimi suedez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In