• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si mund të gjendet dhe sekuestrohet pasuria e Vladimir Putinit

by Java News
02/04/2022 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Daniel J.Arbess “Project Syndicate”

Vendimi i të dërguarit rus për ndryshimet klimatike, Anatoly Chubais, për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u larguar nga Rusia, mund të jetë shumë domethënës. Duke rihapur një dritare të re në historinë ruse të kohëve të fundit, largimi i Chubais mund të sjellë njëfarë rregulli në strategjinë e Perëndimit “KleptoCapture ”, e cila synon të ngrijë asetet e një duzinë “oligarkësh” rusë të cilësuar si “shtojca të regjimit të Putinit”.

Por potencialisht mund të bëjë shumë më tepër sesa ka. Chubais, që ishte drejtues i programit të madh të privatizimeve ne Rusi nën kohën e presidentit Boris Yeltsin në vitet 1990, është një simbol i gjallë i mënyrës se si u shpërnda pasuria e këtij vendi.

Po ashtu ai ishte një promovues i hershëm i Vladimir Putinit si pasardhës kompetent i Yelstin. Dhe megjithëse Chubais ka qenë prej kohësh jashtë rrethit të brendshëm të Putin, ai mund të jetë në gjendje ta udhëheqë Perëndimin drejt parave të presidentit, gjithnjë nëse do të ndihet mjaftueshëm i sigurt për të folur.

Sanksione ndaj oligarkëve pranë Putinit tingëllon si një ide e mirë, por Chubais e di se KleptoCapture, në formën që është konceptuar aktualisht, është ndoshta më shumë “tym” sesa “zjarr”. Disa nga oligarkët aktualë u pasuruan në vitet e Yeltsin, por më pas patën përplasje me Putinin dhe u detyruan të largohen nga Rusia, ose mbetën atje duke iu bindur diktatit të tij.

Ata zotërojnë atë që Putini u lejon atyre të zotërojnë, për aq kohë sa qëndrojnë larg politikës, nuk i hapin probleme regjimit të tij dhe kanë një ndikim minimal. Njerëzit e rrethit të brendshëm në Kremlin, janë spiunë të epokës sovjetike që kontrollojnë shumicën e mijëra kompanive që u privatizuan midis viteve 1992-1996.

Në atë kohë, oligarkët që janë sot objekt i sanksioneve, ishin bankierë që i dhanë qeverisë ruse 800 milionë dollarë hua, të siguruara zakonisht nga aksionet që kishin në 12 kompani të mëdha të naftës dhe metaleve. Kjo skemë synonte të ndihmonte Yelstin-in të mbyllte një deficit buxhetor gjigant, dhe të shmangte hiperinflacionin përpara zgjedhjeve të vitit 1996, të cilat ai pritej t’i humbiste përballë sfidantit komunist, Genadi Zyuganov.

Në rast se qeveria nuk i kthente kreditë menjëherë pas zgjedhjeve, atëherë huadhënësit mund të nxirrnin në ankand aksionet, duke e konsoliduar kështu privatizimin, pavarësisht se kush do të fitonte. Edhe pse Yelstin u rizgjodh çuditërisht për një mandat tjetër, shteti sërish falimentoi, ndoshta edhe qëllimisht, për t’i shpërblyer bankierët për ndihmën e tyre.

Aksionet që në atë kohë vlerësoheshin në 1.5-2 miliardë dollarë, u “shitën” tek huadhënësit në ankande kryesisht të manipuluara, duke shndërruar brenda natës disa financierë të rinj në moshë në oligarkë të mëdhenj.

Si këshilltar i Chubais dhe ekipit të tij në atë kohë, unë thashë në atë kohë se “huatë në këmbim të aksioneve” do ta korruptonin procesin e privatizimit, dhe do të krijonin në popull idenë se Yeltsin po pasuronte qëllimisht një grup të vogël manjatësh, duke ua shitur me një çmim shumë të lirë aksione të rëndësishme.

Më vonë vetë Chubais do ta pranonte se ajo skemë ishte një “kapitalizëm banditësh”, por i nevojshëm për të shmangur kthimin në “komunizmin bandit”. Skemat e “huave në këmbim të aksioneve” fituan një rëndësi të madhe në historinë e privatizimeve në Rusi, duke lënë në hije privatizimin masiv të mijëra kompanive të tjera që mbikëqyreshin nga Chubais.

Por tragjedia e vërtetë për Rusinë, rezultoi të ishte promovimi i Putinit nga Chubais. Në vitin 1999, një Yeltsin i sëmurë dha dorëheqjen para fundit të mandatit të tij të dytë, duke emëruar si pasardhës të tij Putinin, ish-kreune Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB, pasardhësja e KGB-së), i cili gjatë kohës që ishte nënkryetar i bashkisë së Shën Petersburgut kishte krijuar imazhin e një reformatori efikas.

Tregjet financiare e mbështetën gjerësisht zgjedhjen e Yeltsin, të cilën vetë Chubais e vlerësoi si “një vendim brilant, shumë të saktë dhe tejet të guximshëm”. Pasi u bë president, Putin premtoi se “liria e fjalës, e ndërgjegjes, liria e shtypit, e drejta e pronës private – të gjitha këto parime bazë të një shoqërie të qytetëruar – do të mbrohen me besueshmëri nga shteti”.

Në fakt ai i mbështeti reformat e tregut për një fare kohe, me kushtin që oligarkët të qëndronin jashtë politikës, dhe të ndanin me të dhe miqtë e tij në aparatin e sigurisë përfitimet ekonomike. Por kur Mikhail Khodorkovsky – themeluesi i Menatep Bank, dhe më pas kreu i kompanisë së naftës Yukos nëpërmjet skemës së famshme – sinjalizoi ambiciet e tij politike, ai u burgos për gati një dekadë dhe asetet e Yukos u ri-shtetëzuan.

Putin u kthye gjithashtu kundër Boris Berezovsky, një tjetër mik i Yeltsin, që mendohet se ka luajtur një rol kyç në bindjen e këtij të fundit për të zgjedhur Putin si pasues të tij. Dhe Putin dëboi nga Rusia Bill Browder, një investitor të suksesshëm amerikan në Moskë, që drejtonte kompani të mëdha ruse.

Avokati i taksave i Browder, Sergei Magnitsky, u arrestua më vonë dhe vdiq në burg në vitin 2009. Që nga ajo kohë Browder i është përkushtuar sigurimit të drejtësisë për Magnitsky. Disa oligarkë rusë e krijuan pasurinë e tyre në mënyra të ngjashme me programin e privatizimit.

Disa të tjerë, si manjati i metaleve Oleg Deripaska, kanë qëndruar në Rusi, duke ushtruar një ndikim më të vogël, ndërsa po investojnë në prona jashtë vendit. Të tjerë, si bankierët Mikhail Fridman dhe Peter Aven, i ruajtën bizneset e tyre ruse, por ndoshta u detyruan që ta ndajnë pasurinë me Putinin dhe njerëzit e tij.

Që të tre kanë marrë pasaporta të huaja. Ata që si Berezovsky, e kundërshtuan hapur Putinin, vdiqën në rrethana misterioze, ashtu si edhe kundërshtarët politikë aktivë si Boris Nemtsov, i cili u vra shumë pranë Kremlinit në vitin 2015.

Disa sipërmarrës që i ngritën bizneset e tyre nga e para, qenë aq largpamës sa t’i shisnin dhe iknin nga Rusia kur Putin erdhi në pushtet. Vladimir Gusinsky – miku im i parë sipërmarrës rus në vitin 1989 – themeloi NTV, kompaninë e parë mediatike të pavarur ruse. Por në vitin 2001 ia shiti atë Gazpromit, kompanisë shtetërore të gazit, dhe emigroi me familjen e tij në Izrael.

Sot NTV është një nga zëdhënësit kryesorë të propagandës së Putin. Sot shumica e këtyre rusëve të pasur, me pasuri jashtë shtetit, duket se ndajnë dëshirën për t’u integruar në Perëndim. Shumë prej tyre kanë bërë investime të mëdha në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, duke dhënë donacione për muzeume dhe institucione të tjera kulturore.

Por asnjë prej tyre nuk duket se ka ndikim, aq më pak kontroll, mbi Putinin. Përkundrazi, ai përbën një kërcënim të vazhdueshëm për pasurinë dhe sigurinë e tyre. Në vend se t’i përçmojnë dhe sanksionojnë, udhëheqësit perëndimorë mund të fitojnë më shumë duke i bërë ata – dhe Chubais, ish-padronin e tyre – mjaftueshëm komodë për të ndarë ço lloj informacioni se ku mund të gjenden realisht paratë e Putinit. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Shënim:Daniel J.Arbess, drejtues i “Xerion Investments”. Më herët ka qenë këshilltar i Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Anatoli Chubais për programin e privatizimeve në Rusi.

Next Post
Arrihet marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës, sot do hapen dy korridore evakuimi

Zelensky: Sanksionet kundër Rusisë po japin rezultat por duhet të forcohen, ndikim te oligarkët e Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, kush ishte polici që qëlloi në ajër për ta trembur (EMRI)

January 13, 2026
I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

January 13, 2026
Paralajmëron Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

“Altin Ndoci e dinte ku e priste makina”/ Karamuço: E mirëmenduar, dyshoj se ka bashkëpunim me punonjës të paraburgimit Durrës

January 13, 2026
VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

January 13, 2026
Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare burg”

Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet burg: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare”

January 13, 2026
Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTO/Arratisja e Altin Ndocit! Zbulohet “Audi”-n me të cilin u largua i paraburgosuri

January 13, 2026
Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

January 13, 2026
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

January 13, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një plan kombëtar afatgjatë për zonat e kuqe të përmbytjeve

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In