Është konfirmuar se një nga balerinët kryesorë të baletit në Ukrainë, Artem Datsishin, ka vdekur figura më e fundit e shquar artistike që është vrarë që nga fillimi i pushtimit.
Datsishin, 43 vjeç, një ish kërcimtar kryesor i Operas Kombëtare të Ukrainës, vdiq të enjten pasi u plagos muajin e kaluar nga zjarri i artilerisë ruse.
“Nuk mund ta shpreh dhimbjen time që po më pushton”, ka shkruar në Facebook shoqja e tij Tatiana Borovik.
Aktorja Oksana Shvets, 67 vjeç, u vra në një sulm me raketa në kryeqytet, sipas Kyiv Independent. Ajo ishte një veterane e skenës dhe ekranit për dekada në Ukrainë, dhe fituese e një prej vlerësimeve më të larta artistike të vendit.
Pasha Lee, një aktor që interpretonte dublimin e zërit për filmat e njohur në gjuhën angleze, duke përfshirë The Hobbit, u vra në periferi të Kievit të dielën, sipas raportimeve.