• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në Tiranë vjen instalacioni “Reja” i artistit japonez (FOTO)

by A R
17/01/2016 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga veprat më të njohura të instalacionit të artit publik “Reja” (Cloud), ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto, po instalohet përpara Galerisë së Arteve në Tiranë dhe brenda pak muajsh do të shndërrohet në një ambient kulturor, me aktivitete të shumta për publikun.

Vepra e mirënjohur “Reja”, e cila vjen për t’u shfaqur në Tiranë si një donacion i Fondacionit Luma, pasi ka qëndruar për disa kohë në Galerinë “Serpentine” në Londër, do të jetë e vizitueshme nga publiku kryeqytetas, e ndërthurur edhe me një kalendar të detajuar aktivitetesh nga Bashkia e Tiranës.

210299

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në ambientet e jashtme të Galerisë Kombëtare të Arteve, ku kjo vepër sapo ka nisur të vendoset.

“Më vjen mirë që në një ditë me re, instalacioni që prezantojmë sot quhet “Reja” dhe në fakt është një metaforë edhe e motit, por mbi të gjitha është një kryevepër botërore, e cila transferohet në Tiranë e huazuar nga Galeria “Serpentine” në Londër”, u shpreh Veliaj. Instalacioni që do të mirëpritet në Tiranë, është vendosur në Londër në vitin 2013 dhe është vizituar nga miliona banorë të Anglisë dhe Europës.

210297

“Në pamundësi për të çuar gjithë Tiranën në Londër, në fakt po sjellim një pjesë të Londrës në Tiranë. Por, me buxhetin e limituar të Bashkisë së Tiranës, ne e kishim të pamundur të përballonim qoftë edhe qiranë apo punimet për instalacione të tilla, ndaj i jam shumë mirënjohës znj. Maya Hoffman dhe fondacionit “Luma” në Zvicër dhe Francë, të cilët kanë përballuar të gjitha kostot, si të transportit, të instalimit dhe të siguracionit”, u shpreh Veliaj.

210296

Kryebashkiaku theksoi se ardhja e kësaj vepre hap siparin për një vit kalendarik të mbushur me aktivitete dhe art modern për qytetin. “Qëllimi ynë është që me këtë vepër të nisim një vit kalendarik, ku në hapësirat publike të Tiranës të instalojmë vepra me rëndësi publike dhe art modern. Unë besoj se arti në publik e bën publikun edhe më të dashur, më civil. Ndaj besoj se Tirana e ëndrrave tona dhe e këtij mandati do të jetë një qytet që në hapësirat e saj publike shumon artin modern”, tha Veliaj.

210301

Ai u shpreh se arkitekti me famë botërore, Sou Fujimoto, është një artist i cili ka marrë shumë çmime dhe me ketë vepër është fillimi i një stine ku jo vetëm instalacionet e artit publik, por edhe Teatri i Metropolit, Qendra Kulturore “Tirana”, qendra “Ten”, do të mbushin Tiranën me aktivitete të ndryshme kulturore. “Jam shumë i ndërgjegjshëm edhe për kërkesat nga komuniteti i artistëve, ku përveç infrastrukturës duhen investime edhe në kulturë dhe kjo është përgjigja jonë konkrete në këtë fillim viti për këtë komunitet, i cili beson se bashkia, përveç të gjithë punëve publike që duhet të bëjë, duhet të ketë një vëmendje të veçantë edhe për kulturën”, tha Veliaj.

210300

Veliaj shtoi se punimet do të zgjasin 2-3 muaj, çka do të thotë se vepra do të jetë gati në fillim të pranverës. “Ky instalacion është jo vetëm një vepër artistike, por në vetvete është edhe një hapësirë më shumë për artistët dhe ata që organizojnë aktivitete kulturore”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës. Ai tha se kalendari intensiv fillon nga janari, me instalimin e Sou Fujimoto dhe do të vijojë me punë e aktivitete të tjera që do të zhvillohen brenda kësaj vepre.

“Reja” ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale shkon deri në 7 metra. Krahas aksesit të vazhdueshëm të publikut të gjerë, “Reja” do të funksionojë si hapësirë e pavarur, me një kalendar të ngjeshur eventesh, të ndërtuar në bashkëpunim më partnerë kulturorë lokal, individë, institucione edukimi, komunitetet etj. Pavijoni është menduar si një hapësirë e lirë sociale dhe rrjedhimisht Fujimoto e ka përshkruar si “një terren transparent, një strukturë delikate, tre-dimensionale dhe çdo njësi është e përbërë nga shufra çeliku”. Frymëzuar nga strukturat organike, të tilla si pyjet, ndërtesat e Fujimoto jetojnë në harmoni mes natyrës dhe kanë një shtirje të gjerë në lidhje me territorin përreth.

210295

Next Post

Ju kam dhjerë mu në reformë! Dëgjuat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

February 26, 2026
Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

February 26, 2026
“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

February 26, 2026
Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In