Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e ka të mundur që të heqë taksat për naftën. Në një takim me biznesin e vogël në Durrës, kreu i qeverisë u shpreh se këtë nuk mund të bëjë asnjë udhëheqës që e do popullin e vet.
Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje një bisedë me ish-kryeministrin e Suedisë, i cili ka thënë se nuk ka parë në Shqipëri makina të një vendi të varfër.
“Nuk e harroj ish kryeministrin e Suedisë, njeriu që ka bërë reformat më të rëndësishme në Suedi dhe ftohet për të dhënë leksione. Erdhi në Shqipëri, u ngjit deri në majën e Nivicës dhe më tha: Si e shpjegon kryeministër që në të dhënat që unë kam marrë nga Banka Qendrore shifrat janë 1, 2,3 4… ndërkohë unë nga aeroporti deri në Tepelenë nuk kam parë asnjë makinë prej vendit të varfër. Asnjë dhe rruga ishte plot me trafik.
Si shpjegohet kjo më tha? Unë qesha dhe i thashë “kemi vështirësira”. “Nuk po them që jeni vendit i pasur, tha, por vend i varfër ka të tjera”.
Po ti si e shpjegon i thashë: Informalitet tha, shumë të ardhura të padeklaruara dhe shumë kontribut nga emigracioni që ne e dimë shumë mirë”, u shpreh Rama.
g.kosovari