• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Egoizmi ynë, frika nga lufta dhe ato fytyra identike me tonat

by Carlo Bollino
09/03/2022 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Një luftë është përherë e frikshme, por për të provuar tmerrin e vërtetë, gjithnjë kam menduar se duhej përjetuar nga afër. Vetëm duke ndjerë erën e eksplozivit në ajër, duke ndjerë zemrën të dalë nga fyti kur përshkon me vrap rrugë të shkretuara dhe të shndërruara në kufij (sepse fushat e betejës janë një sërë kufijsh të shkurtër që ndryshojnë përditë); vetëm duke dëgjuar vetëm pak hapa larg teje, aty ku nuk i sheh, fërshëllimat e breshërive apo shpërthimet e bombave, vetëm kështu mendoja se një luftë të kallte me të vërtetë tmerrin. E pastaj llahtaria që të pushton kur sheh trupa të palëvizshëm në mes të rrënojave të hapura nga një bombë, të përkulur në pozicione të panatyrshme që nuk duken ato tipiket të vdekjes, por të burrave, grave apo fëmijëve të vrarë në kulmin e jetës. Lufta është e frikshme përherë, por besoja se, pasi e kisha parë nga afër, kur për profesion më takoi ta rrëfeja, do të më ngjallte më pak frikë tani që e ndjek nga larg. Por kështu nuk po ndodh. Prej ditësh pyes veten se pse po më prek kaq shumë pushtimi i Ukrainës, edhe pse jam i ulur përballë një kompjuteri, ndërsa janë kolegë të tjerë që po rrezikojnë jetën në vijë të parë për të na e treguar. Dhe më në fund, e kuptoj përse. Sepse populli viktimë e kësaj lufte, këtë herë, është absolutisht identik me ne.

Ata mund të jemi ne, fëmijët tanë, gratë tona, miqtë tanë, prindërit tanë, gjyshërit tanë. Ata njerëz që braktisin qytetet duke tërhequr valixhe elegante me rrota; dhe shporta me macet brenda, duke tërhequr me nxitim për dore fëmijë më xhupa e çanta shumëngjyrëshe në kurriz, janë identikë me ne kur në një aeroport jemi me vonesë, apo kur çojmë me nxitim fëmijët në shkollë. Janë identikë të moshuarit e tyre, që vrapojnë ngadalë në rrugët e thërrmuara nga granatat, siç bëjnë tanët në trotuarët nën pallat kur nxitojnë të futen brenda. Janë identikë adoleshentët e tyre, me kufjet në vesh, celularët në duar dhe bluzet sipas modës ndërsa shohin përreth konfuzë e të trembur siç do të bënin edhe tanët.   Duke ua njohur dëshirat dhe emocionet e tyre, është e lehtë t’ja dallojmë edhe frikën. Eshtë e lehtë në mekanizmin e personifikimit ta shohim veten pak çaste më pas me terrorin në gjoks duke u hedhur në pluhur për të shmangur plumbat siç bëjnë ata, ose më keq, të vrarë mbi asfalt si ajo familja me valixhet, e masakruar nga një goditje murtaje në të dalë të Kievit ndërsa përpiqej të kapte një autobus që do t’i çonte drejt shpëtimit. E gjetën të vrarë, brenda një kafazi ngjyrë të gjelbër, edhe qenushin e shtëpisë që vajza më e vogël duhet ta merrte me vete.

Të themi sot “jemi të gjithë ukrainas” nuk është vetëm një slogan retorik. Këtë herë e besojmë me të vërtetë. Jo pse lufta e çmendur që po i masakron do të  përhapej e do të na prekte fizikisht (këtë nuk e besoj, nuk dua ta besoj), por sepse ne që tani ndjehemi realisht në luftë. Po, nuk kemi bomba që na bien nga qielli duke shpartalluar shtëpitë tona, dhe as jeta jonë nuk është në rrezik, por lufta, kur e ndjen kaq afër dhe të vërtetë, ta shtrëngon njësoj zemrën, të frikson njësoj. Siç bën të humbasë vlera e mijëra gjërave të tjera, ndoshta të gjithçkaje tjetër. Përfshi dhe solidaritetin, sepse paradoksi i ndjenjës së rrezikut kaq afër bën të ndizet instikti i mbijetesës dhe me një egoizëm që shumë nuk kanë kurajon ta pranojnë jemi të detyruar të pyesim veten nëse jemi vërtetë gati që për lirinë e një populli tjetër të vemë në diskutim të tërë ekzistencën tonë. Lufta është kështu: Mjafton të na prekë edhe shumë pak, për të na bërë menjëherë më të këqinj./ shqiptarja.com

Next Post
Bashës po ia lypin të gjithë dorëheqjen, ai sheh…videot e Zelenskyt dhe refuzon!

Bashës po ia lypin të gjithë dorëheqjen, ai sheh...videot e Zelenskyt dhe refuzon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com