• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia vazhdon sulmin ndaj Ukrainës/ NATO aktivizon për herë të parë Forcën e Reagimit të Shpejtë në krahun e saj lindor

by Java News
26/02/2022 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një takimi urgjent të premten, NATO aktivizoi Forcën e saj të Reagimit të Shpejtë për herë të parë për të mbrojtur krahun lindor të aleancës ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin ndaj Ukrainës.

Një demokraci evropiane nën sulm, një aleat i NATO-s i sulmuar nga Rusia.

Evropa, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia dhe Australia kanë njoftuar sanksione të forta kundër Rusisë, që kanë në shënjestër bllokimin e bankave të saj nga qasja tek euro dhe dollari dhe bllokimin e Kremlinit nga tregjet financiare perëndimore.

Monedha e Rusisë arriti në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave kundrejt dollarit dhe bursa e Moskës ra me 40 për qind. Por a do të jenë të mjaftueshme këto masa për t’ia ndryshuar mendjen zotit Putin?

“Nëse i analizojmë veprimet e deritanishme të zotit Putin dhe procesin e tij të vendimmarrjes, mund të shohim se ai i ka dhënë një përparësi më të lartë çështjeve të sigurisë sesa atyre ekonomike”, thotë Nora Müller, analiste e Fondacionit Körber.

Ukraina dëshiron mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake, të cilën NATO e ka përjashtuar.

“Trupat britanike dhe të NATO-s nuk duhet të luajnë një rol aktiv në Ukrainë”, thotë James Heappey, zyrtar britanik i mbrojtjes.

Krerët e vendeve të NATO-s zhvilluan një takim urgjent virtual të premten, në të cilin morën pjesë edhe Suedia dhe Finlanda, të cilat nuk janë anëtare të aleancës. Për herë të parë në historinë e aleancës, vendet anëtare aktivizuan Forcën e Reagimit të Shpejtë të NATO-s, duke mundësuar dislokimin e shpejtë të trupave dhe armatimeve për të mbrojtur aleancën.

“Aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë sanksione të forta. Dhe shumë nga partnerët tanë anembanë globit na janë bashkuar. Ne duhet të jemi gati për të bërë më shumë, edhe nëse kjo do të shoqërohej me kosto, sepse ky është një angazhim afatgjatë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Jashtë selisë së NATO-s në Bruksel, protestuesit kërkuan veprime më të ashpra.

“Ne kemi nevojë për ndihmë. Po luftojmë për të gjithë botën demokratike. Nëse nuk i ndalojmë në Ukrainë, ata do t’i afrohen Bashkimit Evropian”, tha Artemii Sattarov, protestues ukrainas në Bruksel.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë ngadalësuar përparimin rus me ndihmën e armëve të dhuruara nga aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Por analistët thonë se ka një kufi për ndihmën ushtarake që Perëndimi mund të japë.

“Nuk është e thjeshtë që të dërgosh armatime, veçanërisht sisteme të ndërlikuara ushtarake, sepse njerëzit duhet të trajnohen për përdorimin e tyre. Dhe ne tashmë jemi përtej asaj faze”, thotë ekspertja Nora Müller.

Zemërimi ndaj veprimeve të Rusisë, dhe zhgënjimi me reagimin perëndimor, kanë shkaktuar protesta në qytete në mbarë botën, nga Londra në Pretoria, nga Amani në Buenos Aires.

Dhe brenda Rusisë, mijëra njerëz janë arrestuar në protestat kundër luftës.

Aleatët perëndimorë po shprehin solidaritet me Ukrainën, duke ndriçuar monumentet në të verdhë dhe blu, ngjyrat e flamurit ukrainas.

Këto janë gjeste simbolike, por Ukraina thotë se ka nevojë për armë, jo fjalë./ VOA

g.kosovari

Next Post
TAKTIKA / Rusët humbasin rrugën në Ukrainë, qytetarët heqin tabelat orientuese dhe emrat e rrugëve

TAKTIKA / Rusët humbasin rrugën në Ukrainë, qytetarët heqin tabelat orientuese dhe emrat e rrugëve

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Forcat tokësore të Natos kanë hyrë në Ukrainë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In