• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shumë po lënë pas burrat, djemtë dhe vëllezërit/ Në stacionin hekurudhor në Lviv, ku ukrainasit po ikin: Nuk e kishim menduar kurrë se do ndodhte kjo

by Java News
26/02/2022 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në stacionin hekurudhor në Lviv, në cepin më perëndimor të Ukrainës, pranë kufirit polak, qindra njerëz po zbresin nga trenat, duke ikur nga vendi i tyre teksa sirenat e luftës ende dëgjohen.

Terminali, një nga strukturat më historike të Art Nouveau në Evropë, është tani një pikë kalimi për ata që i ikin dhunës dhe luftimeve, për t’i ikur larg një Rusie pushtuese, ndërsa afrohen më pranë vijës së frontit të NATO-s.

Që qendra historike kulturore mund të bëhej një objektiv sulmi për Moskën ishte e paimagjinueshme për shumëkënd, përfshirë edhe diplomatët dhe organizatat ndërkombëtare që u larguan nga kryeqyteti ukrainas, Kiev, në Lviv javët e fundit.

Por kur sirenat e luftës ranë, ajo u bë një lajmërim rrëqethës se tani askund në Ukrainë nuk je më i sigurt nga sulmi i plotë i Moskës.

Në fytyrat e njerëzve ishte stampuar një vështrim për larg. Shumica lëviznin pa probleme në oborrin jashtë stacionit, edhe pse tingëllonin sirenat.

Një familje që mbështjell me batanije foshnjën e tyre në një karrocë. Dy gra veshën një bulldog francez me një triko rozë të thurur.

Disa familje të tjera të ulura së bashku e para tyre si barrikada valixhet e mëdha dhe qese plastike ku kane mbledhur ato qe munden.

Ata thanë se nuk kishin fjetur për ditë të tëra për shkak të bombardimeve që kanë shkatërruar rajonet ku jetonin dhe që tani i lanë.

Ata kishin udhëtuar për në Lviv nga qytete dhe qyteza anembanë vendit, duke paketuar shpejt çantat e shpinës dhe duke mbledhur disa sende shpejt përpara se të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ende të tronditur nga dhuna, shumë thonë se nuk dinë se ku të shkojnë më pas.

Është një pyetje që është komplikuar nga një ligj i ri ushtarak ukrainas që është vendosur.

Ndër kufizimet e tjera, ai ndalon meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi.

Familjet që mendojnë të kalojnë kufirin e Ukrainës duhet të përballen jo vetëm me traumën e refugjatëve, por edhe me mundësinë e ndarjes nga djemtë, vëllezërit, bashkëshortët dhe partnerët e tyre.

Një grup studentësh algjerianë po diskutonin planet e tyre.

“Ne thjesht do të shkojmë në Poloni,” tha Takieddine, i cili kërkoi të mos përmendet dhe mbiemri i tij për arsye sigurie. “Nuk ka asnjë mënyrë që të qëndrojmë në Ukrainë.”

“Ne kurrë nuk e kishim menduar se kjo do të ndodhte në Evropë. Kurrë kurrë. Jo në një milion vjet.”
Ihor Nakonechyi, 52 vjeç, ndodhet në qytetin kufitar Mostyska duke bërë përgatitjet për të transportuar ish-gruan dhe vajzën e tij në Poloni.
Ai planifikon t’i lërë tek vendkalimi aty pranë dhe më pas të kthehet, jo vetëm sepse ligji e ndalon të largohet nga vendi, thotë ai, por sepse “mezi pret të marrë armën” dhe t’i bashkohet luftës kundër rusëve./ CNN– Përgatiti Panorama
g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Momenti kur raketa ruse godet pallatin në Ukrainë

VIDEO/ Momenti kur raketa ruse godet pallatin në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

January 18, 2026
Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In