Policia e Vlores parandalon një vrasje në rrugën Transballkanike duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Në prangat e policisë ka rënë Eduard Beli, 35 vjeç banues në Vlorë.
Sipas policisë objekt i sulmit kriminal i 35 vjeçarit ishin A.M., 40 vjeç, B.XH. 34 vjeç dhe A.M. 38 vjeç.
Prej kohësh policia po i mbante nën vëzhgim të rinjtë dhe kishte dijeni për konfliktin ndërmjet tyre. Shërbimet e policisë bënë ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e ngjarjes kriminale teksa autorit iu sekuestrua arma që do të përdorte për të kryer krimin.
Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të vjetra midis palëve.
Redaksia Online
(Javanews.al)









