Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për agresionin rus në Ukrainë. Pas përfundimit të këtij samiti, kryeministri thotë se do të zhvillojnë një konferencë të jashtëzakonshme.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa poston edhe foton që po bën xhiron e botës, ku duket një person, i cili mban në dorë një pankartë me shkrimin: “Unë jam rus, më falni për atë që ka ndodhur”.
Agresioni rus në Ukrainë ka vijuar edhe gjatë natës. Në një konferencë për shtyp presidenti ukrainas njoftoi se rusët kanë sulmuar me raketa në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Kievin.
Të paktën 137 ushtarë rusë kanë mbetur të vdekur në ditën e parë të luftimeve. Sakaq, Zelensky i bëri edhe njëherë thirrje për ndihmë perëndimit dhe shfaqi kritikat për ta, duke thënë se nuk mjaftojnë vetëm sanksionet për Rusinë.
Rama me heret ka denuar sulmin ne Ukraine: “Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”.
g.kosovari