Kryetarja e komisioniet hetimor per inceneratoret u perplas ashper serish me kryebashkiakun e Tiranes, kete here per akuza personale, pasi Erion Veliaj tha se ajo eshte ndertuese dhe familja e saj ka perfituar leje nga bashkia.
Por Tabaku e mohoi kete akuze dhe iu drejtua Veliajt me fjalet ‘turp qe po genjen, Enver Hoxha do ishte krenar per ty’
REPLIKAT
Tabaku: Vendimi i këshillit bashkiak për dherat
Veliaj: Po i referohem ministrit se je dhe ndërtuese të djeg dhe për dherat, unë e kuptoj që je dënuar dhe nga gjykata
Tabaku: Veliaj jeni duke kaluar cdo cak moral ligjor etik, nuk të lë të abuzosh për personin tim. Pse i ke shtuar 45 milionë euro koncesionarit?
Veliaj: S’ka lidhje fare Bashkia me kulturën tuaj që i hidhni dherat nëpër lumenj. E di që të djeg për dherat. Njeriu ka një cip
Tabaku: Njeriu ka një cipë mban përgjegjësi për vendimet. Sa i papërgjegjshëm që je që detyron koncesionarin të marrë 45 milionë euro shtesë
Veliaj: Je ndërtuese moj zonjë dhe ke konflikt interesi.
Tabaku: Nuk jam ndërtuese, skam asnjë konflikt interesi unë.
Veliaj: Pse të djeg e nuk e lë tjetrin të flasë? Pse moj xhan të djeg?
Tabaku: Ku e ke vendimin e këshillit bashklak?
Veliaj: Meqë nuk e do me lejet e tua
Tabaku: S’kam asnjë leje unë, është turp
Veliaj: është marrëdhënie mes dy privatëve, qetësohu do bëhesh me tiroide po them
Tabaku: Je duke ofenduar gjitë zonjat që janë me tiroide
Veliaj: Po sëmuresh
Tabaku: Me qetësi ke përfaqësues të komunitetit ndëkrombëtar
Veliaj: Nuk vuaj unë nga këto komplekse
Tabaku: Zoti Veliaj po mashtroni është e turpshme. Enver Hoxha do ishte krenar për ty
Veliaj: Shoqen Laja po e bën ti këtu. Ju lutem mund ta mbaroj
Tabaku: Nuk e kuptova. Në cilin nen dhe në cilën pikë. I cilës datë.
Veliaj: Është i datës 28/09/2007. Në mars i jam përgjigjur një shkrese për miratim në parim.
Tabaku: Ju e keni miratuar në mars. Buxhetin e ke miratuar 6 muaj më pas. Nuk ke pasur buxhet. Është shkresë shtatori ne po flasim për marsin e 2017.
Veliaj: Po ca presioni kam unë o mavri. Se të kam mundur në gjykatë. Qetësohuni. Jam parimisht dakord kam thënë në mars dhe kam kërkuar Këshilli Bashkiak të miratojë buxhet se toka ka qenë e Shtetit.
Tabaku: Nuk të nderon fare të bësh si llaxhore këtu. Pse gënjeve në këtë komision.
g.kosovari










