Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Raportohet se rreth orës 03:40, në lagjen “Kushtrimi “, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme automjeti tip “Mercedes”, në pronësi të shtetasit L. M., i cili ishte i parkuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.02.2022, rreth orës 03:40, në lagjen “Kushtrimi “, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme automjeti tip “Mercedes”, në pronësi të shtetasit L. M., i cili ishte i parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
g.kosovari