Dita e sotme ka qenë mjaft e veçantë për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të futbollit ka festuar 29-vjetorin e tij dhe sigurisht, për të nuk mund të mungonin urimet e klubit të Atalantës, për të cilin ai vetëm dy ditë më parë u kthye në një hero të mirëfilltë.
Gjimshiti shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Olimpiakos në Ligën e Europës duke i dhënë një avantazh 2-1 Atalantës për sfidën e kthimit ndaj skuadrës greke, në kërkim të kalimit në turin tjetër. Dhe pikërisht ato gola kanë qenë mënyra se si klubi bergamask e ka festuar ditën e veçantë të Gjimshitit.