• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Afera 414 milionë euro/ Ja cilët ishin 5 njerëzit e Berishës në kupolën e drejtësisë që mbyllën dosjen CEZ dhe ikën nga sistemi!

by Java News
18/02/2022 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriatik Llalla dhe 5 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë mbyllën aferën CEZ me kosto 414 milionë euro në vitin 2016. Që të gjithë ishin emëruar nga Berisha. Prokurorët dhe gjyqtarët pushuan më pas kallëzimet e tjera bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë 

Nga Adriatik Doci 
TIRANË– Maxhoranca qeverisëse i ka kërkuar informacion Prokurorisë së Përgjithshme mbi fatin e dosjes CEZ me kosto mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve, ku të kallëzuar janë ish kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha i dyshuar si sekser, sekseri kyç Nue (Noel) Nik Kalaj, ish ministri i Ekonomisë Genc Ruli, ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ish zyrtarë të tjerë si Florion Mima, Enno Bozdo, Ledina Mandia etj. Afera CEZ ka tre momente kulmore, privatizimin korruptiv të vitin 2009, favorizime të paligjshme gjatë katër viteve si dhe ndërprerjen e kontratës në mënyrë të dhunshme dhe abuzive në 2013, duke shkarkuar një gropë financiare me vlerë mbi 400 mijë euro. 

 

12 vite nga afera e dytë më e madhe në historinë e pluralizmit në Shqipëri, pas skandalit ARMO, sot nuk ka asnjë zyrtar të ndëshkuar, ndonëse provat dhe faktet penale janë flagrante. Dosja CEZ është mbyllur dhe blinduar që në vitin 2016 nga ish gjyqtarë dhe ish prokurorë të emëruar nga Sali Berisha në kupolën e drejtësisë që u shemb nga procesi i Vetingu.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje të rënda gjatë procedurave të shitjes së 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dhe pas privatizimit, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve, njohjen e borxhit të keq etj. Sipas një raporti auditimi të ministrisë, dëmi ekonomik ishte 414 milionë euro. 

Në 13 korrik të vitit 2016, Prokuroria e Përgjithshme mbylli dosjes me arsyetimin se procedura e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha ishte në përputhje me ligjin. Në atë kohë kryeprokuror ishte Adriatik Llallës, i emëruar në këtë post nga Sali Berisha dhe Ilir Meta në dhjetor të vitin 2012. Llalla është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në shtator të vitit 2021 u dënua me dy vite burg për fshehje pasurie. Për t’i shpëtuar burgut, Llalla u arratis nga Shqipëri.

Vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme u ankimua në Gjykatën e Lartë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Në 21 nëntor 2016, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e dosjes CEZ. Ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët kanë vulosur mbylljen e dosjes CEZ janë Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Medi Bici dhe Edmond Islamaj. Që të gjithë ishin emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja në këtë gjykatë.

Nga pesë gjyqtarët, sot vetëm Medi Bici vijon të jetë pjesë e drejtësisë. Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, iku nga drejtësia, duke evituar përballjen me Vetingun, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte si anëtare e Gjykatës deri kur t’i mbaronte mandati. Guxim Zenelaj u largua në të njëjtën mënyrë si Arjana Fullani. Admir Thanza i shkarkuar nga komisionet e Vetingut për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë. Edmond Islamaj kaloi shkallën e parë të Vetingut, por u shkarkua për pasurinë nga Kolegji i Apelimit.
Më tej, Kuvendi i Shqipërisë dhe juristi Romeo Kara referuan edhe dy dosje të tjera në Prokurori, me mbi 6 mijë faqe, po për çështjen CEZ, por tashmë me prova dhe fakte të reja, ndërsa si të kallëzuar u shtuan Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe sekseri kryesor Nuel Kalaj. Të dy dosjet u mbyllën, duke përdorur si argument kryesor pikërisht vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Gjykatës së Lartë.

Në 29 shtator 2017, vetëm 10 ditë pas regjistrimit të çështjes, prokurorja Alma Bramo i kërkoi gjykatës mbylljen e dy dosjeve. Gjykata e riktheu pas dosjen, pasi nuk kishte pasur hetim. Çështjen e mori me short prokurori Ardian Braho. Në mars të 2018, Ardian Braho dha dorëheqjen nga hetimi i dosjes, ndërsa çështjen e mori Erjon Imeraj. Pas tre vitesh, Prokuroria e Tiranës kërkoi sërish mbylljen e dosjes. Këtë radhë kërkesa u pranua nga gjyqtari Lazër Sallaku, i cili ka mbyllur edhe dosjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në lidhje me dosjen e lobimit.

Një nga argumentet kryesore të gjyqtarit Sallaku për mbylljen e dosjes CEZ ishte pikërisht vendimi i Gjykatës së Lartë i nëntorit të vitit 2016. Në vitin 2017, Kuvendi i Shqipërisë depozitoi në Prokurorinë e Përgjithshme raportin me konkluzionet e komisionit hetimor për çështjen CEZ, ku të kallëzuar ishin sërish Sali Berisha, Shkëlzeni dhe grupi i ish ministrave dhe ish drejtorëve. Raporti u referua në Prokurorinë e Përgjithshme pasi nuk ishte ngritur ende SPAK-u. Prokuroria e Posaçme u konstituua në fund të vitit 2019.

Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte referuar raportin në SPAK, meqenëse Berisha dhe ish ministrat janë subjekte të SPAK-ut. Pesë vite më vonë, Kuvendi kërkon informacion për fatin e kësaj dosje. Por, fati i saj duket se është vendosur që nga Adriatik Llalla dhe 5 ish anëtarët e Gjykatës së Lartë në vitin 2016.

Shqiptarja.com

Next Post
Konferenca e Sigurisë në Munih/ Greqia rikthen çështjen e Detit. Rama dhe Micotakis bien dakord që kufiri detar të zgjidhet në Hagë

Konferenca e Sigurisë në Munih/ Greqia rikthen çështjen e Detit. Rama dhe Micotakis bien dakord që kufiri detar të zgjidhet në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In