• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Seriali i Netflix që u frymëzua nga historia e 29-vjeçares ruse/ Zhvati miliona $ duke u shtirur si trashëgimtare miliardere

by Java News
17/02/2022 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seriali më i ri i Netflix, “Inventing Anna”, ka dalë në treg.

Historia në fjalë është frymëzuar nga personazhi Anna Sorokina, një 29-vjeçare ruse, e cila mundi të zhvaste miliona dollarë dhe shërbime pa pagesë, nëpërmjet mashtrimit. Anna bëri bujë, vetëm kur u përball me drejtësinë në vitin 2019, në një gjyq që zgjati rreth një muaj dhe me shumë akuza mbi supe, duke pushtuar me shpejtësi të gjitha mediat ndërkombëtare, aq sa çështja e hapur ndaj saj, u konsiderua e denjë edhe për një skenar filmi. Ajo u dënua me 4-12 vite burg.

Historia e zhurmshme e Sorokinës që në realitet ishte vajza e një kamionisti rus, nisi me zhvendosjen e saj në Nju-Jork dhe me krijimin e një identiteti të ri si Anna Delvey, trashëgimtare e një familjeje të pasur gjermane, e cila gëzonte një pasuri shumë të madhe dhe jetonte mes luksit.

Me këtë histori plotësisht të trilluar, Anna krijoi edhe një rrjete sociale një llogari ku shfaqte jetën e saj luksoze, duke e bërë gjithçka edhe më të besueshme. Ajo shfaqej vetëm në lokale dhe restorante të shtrenjta, kalonte netët në hotele me shumë yje, vishej me firma dhe udhëtonte në destinacione luksi, duke bërë kështu miq me shumë para, të cilët duke i mashtruar, i merrte shuma marramendëse.

Një lloj “influencereje”, Delvey arriti të mashtronte shumë biznese dhe njerëz me pozitë në shoqëri, deri në ditën që të gjitha justifikimet dhe mashtrimet i dolën në pah dhe ajo përfundoi pas hekurave.

Si nisën planet për serialin në Netflix?

Gjatë kohës që ndodhej në burg, Anna arriti të krijonte kontakte dhe të tregonte historinë e saj, për të cilën firmosi edhe një marrëveshje me gjigantin Netflix.

Në 9 episodet e publikuara, 29-vjeçarja luhet nga aktorja Julia Garner, ndërsa pjesë e kastit janë Anna Chlumsky, Katie Lowes, Laverne Cox, Alexis Floyd, Arian Moayed, Anders Holm, Anna Deavere Smith etj.

E mbetur pas hekurave, Anna akoma nuk e ka parë serialin bazuar në jetën e saj, ndërsa shprehet se mezi pret ta shohë. Ajo tregon se me aq sa ka dëgjuar nga persona të tjerë, është e bindur se kujtimet e saj janë shumë më emocionuese në realitet. Madje ajo ka pohuar se është thuajse në fundin e librit ku ka përshkruar gjithçka ka ndodhur në jetën e saj të vrullshme.

Në intervistën e saj për Daily Mail, vajza që trazoi shtresat e larta në Nju-Jork, tregon se nuk është penduar plotësisht për veprimet që ka bërë, por nëse do të kthehej pas, do të kishte gjëra që do t’i bënte ndryshe.

Sipas, CNN, Sorokin ka shpenzuar pjesën më të madhe të shumës prej 320,000 dollarësh që ishte paguar për serialin, për të paguar borxhet në banka dhe gjoba të tjera.

g.kosovari

Next Post

Gjykata e skuthave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In