• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vrasësi i balerinës, mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm

by A R
14/01/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tiranë ka rrëzuar ankimin e bërë nga avokati i Artur Kuliçajt, të akuzuarit në mungesë për vrasjen e balerinës Sonila Dervishi (Tafa) në vitin 2013. Avokati i të dënuarit në mungesë me burg të përjetshëm ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë.

Avokati i tij Genc Gjokutaj ka ankimuar vendimin që dënoi klientin e tij me burg përjetë, duke kërkuar nga Gjykata e Apelit prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes, pasi, sipas tij, nuk provohet fajësia. Pasi ka hapur shqyrtimin gjyqësor, Gjykata e Apelit ka konstatuar probleme e parregullsi në ankim. “Ankimi nuk është firmosur nga i pandehuri, ndërsa avokati nuk është person i legjitimuar nga normat e Ligjit Procedural Penal për të bërë ankim kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë”, ka theksuar Gjykata e Apelit në vendimin e saj. Sipas Gjykatës, nisur nga ky fakt, trupi gjykues arrin në përfundimin se duhet vendosur mospranimi i ankimit. Artur Kuliçaj është shpallur në kërkim që pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë, pasi nuk është arritur të arrestohet asnjëherë.

DËNIMI

Më 12 shkurt 2015, Gjykata e Tiranës vendosi deklarimin fajtor të Artur Kuliçajt për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Gjykata e Tiranës bazuar në kërkesën e Prokurorisë e dënoi të akuzuarin në mungesë me burgim të përjetshëm.

Ngjarja për të cilën është akuzuar Artur Kuliçaj ka ndodhur rreth orës 01:30 të datës 6 prill 2013. Atë natë, pranë një podiumi në sallën kryesore të një lokali kanë qenë të vendosura dy tavolina, ku në njërën qëndronin katër persona, dy femra e dy meshkuj, të quajtur M.K., S.P., R.B. e G.G., ndërsa te tavolina tjetër qëndronin Artur Kuliçaj, shtetasja G.H. dhe shtetasi N.Q.. Rreth orës 02:00, Artur Kuliçaj ka shtyrë dhe ka fyer njërën nga vajzat e tavolinës tjetër, e pikërisht shtetasen Sofia P., pasi kjo e fundit e ka prekur pa dashje me bërryl. Sjellja e Kuliçajt ka shkaktuar reagimin e dy dëshmitareve nga ku janë sharë e goditur me njëritjetrin.

Me ndërhyrjen e punonjësve të Security­s së lokalit, situata është qetësuar dhe dy palët janë nxjerrë jashtë sallës së lokalit, ku Artur Kuliçajn me shokun e tij i kanë lënë tek oborri i lokalit, kurse grupin e personave të tjerë te holli i hyrjes kryesore. Pas pak minutash, duke menduar se pala e të pandehurit ishte larguar, dëshmitaret si dhe disa punonjës të Security­s janë drejtuar për te parkingu në pjesën e pasme të lokalit, ku kishin parkuar mjetin e tyre. Në momentin që dëshmitaret kanë arritur te mjeti i tyre, Artur Kuliçaj bashkë me dëshmitarin N.Q. kanë shkuar e janë përleshur me ta.

Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Security­s, duke i rindarë dhe dëshmitaret i kanë shoqëruar për në pjesën e brendshme të lokalit, ku ishin edhe pak më parë, ndërsa Artur Kuliçajn dhe dëshmitarin tjetër i kanë nxjerrë jashtë rrethimit të lokalit. Rreth 10 minuta më vonë, dëshmitaret janë shoqëruar deri te mjeti i tyre nga punonjësit e Security­s, dhe pas kësaj kanë ikur për në banesat e tyre së bashku me dy personat që kishin qenë në tavolinë me to.

VRASJA

Pasi ato janë larguar me makinën e tyre, pas rreth 3­4 minutash te dera e jashtme e rrethimit të lokalit, pothuajse përballë me derën kryesore të hyrjes, është parë një autoveturë tip “BMW”, seria 7, ngjyrë e zezë në vendin e shoferit të së cilës ka qenë i pandehuri Artur Kuliçaj, kurse në vendin e pasagjerit shtetasja G.H.. Te dera e lokalit në këtë kohë kanë qenë duke dalë për t’u larguar dëshmitaret E.M., me grupin e shokëve e shoqeve të tij të quajtur R.K., E.R. dhe viktima Sonila Dervishi (Tafa), si dhe një person tjetër.

Në momentin që janë dëgjuar të shtënat, fillimisht është thyer xhami i vetratës duralumin të fasadës hyrëse së lokalit dhe menjëherë pas këtij moment është konstatuar se Sonila Tafa është rrëzuar përtokë. “I pandehuri Artur në atë moment, në orën 02:43 është parë që, pasi ka mbushur armën, ka nxjerrë dorën jashtë xhamit të makinës dhe ka qëlluar me një pistoletë në drejtim të derës së lokalit, ku ndërkohë kishin filluar të dilnin klientët. Në një distancë fare të afërt me vendin ku ishte duke qitur i pandehuri, brenda oborrit të lokalit, ka qenë edhe një fëmijë, i cili ishte duke shitur paketa cigaresh”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

/Panorama/

Next Post

Superbabai britanik me 800 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In