• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Synimi i Putin shkon përtej Ukrainës”/ Politologu rus: Ai s’është një lojtar bixhozi. Analizon çdo gjë, dhe vepron vetëm kur…

by Java News
15/02/2022 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që opinioni publik perëndimor po përgatitet psikologjikisht për një luftë të re në Europë, me epiqendër Ukrainën, në Moskë ngjarjet e javëve të fundit shihen në mënyrë të kundërt. “Jemi të shokuar nga retorika e mediave perëndimore. Në Moskë askush nuk flet për luftë. Një ndërhyrje ushtarake do të ishte shumë e çuditshme”.

Është i bindur për këtë  politologu Fyodor Lukyanov, drejtor i Russia in Foregn Affairs dhe një nga zërat më të dëgjuara në Kremlin. “E gjithë bota po pret që Putin të urdhërojë sulmin, por ideja që ai t’ i japë të drejtë pritshmërive të tyre, është diçka qe nuk  ngjan me veprimet e presidentit rus”, thotë ai, i intervistuar në mediat italiane.

Më shumë se 130 mijë ushtarë ndodhen në kufijtë me Ukrainën, por për politologun kjo nuk përbën detyrimisht paradhomën e një konflikti. “Nuk ka dyshim që Rusia po ndërmerr një fushatë presioni diplomatik të shoqëruar nga forca e armeve. Por nuk ka të bëj vetëm me Ukrainën”, thotë politologu rus, i cili shpjegon më tej.

“Kemi stërvitje në Baltik, në Bjellorusi dhe në Detin e Zi. Kemi të bëjmë me një objektiv më të madh për Putin, jo thjesht pushtimi i një vendi. Moska do të tregojë që tej e tutje duhet të merret seriozisht, duke propozuar një kuadër të ri sigurie në kontinent.

Qysh nga vitet ’90, Rusia nuk ka qenë e kënaqur me këtë sistem, që sipas saj është i padrejtë. Mesazhi është i qartë për Perëndimin, “në qoftë se mendoni se mund ti shkruani vetë rregullat e sigurisë në këtë pjesë të botës, gaboheni, sepse Moska është superiore ushtarakisht”. Për këtë arsye, mendoj se një luftë e hapur është pothuajse e pamundur. Putin mund të jetë gjithçka, por nuk është një lojtar bixhozi. Ai analizon çdo gjë, dhe vepron vetëm kur mendon se ka sigurinë e duhur”.

Por çfarë mund t’ i sjellë Moskës zyrtare ky tensionim i situatës, nga pikëpamja diplomatike? Për Lukyanov, “ braktisja e çdo iluzioni te Kievit për të hyrë në NATO , rishikimi i marrëveshjes së Minskut, por me tutje edhe rihapja e diskutimeve me SHBA për sa i përket kontrollit të armatimeve në Europën Lindore”.

Gjithsesi sipas disa analistë të tjerë, Putin nuk mund të tërhiqet nga Ukraina pa një fitore, edhe pse të pjesshme.

Këto ditë pritet që Duma ruse të njohë pavarësinë e republikave separatiste të Donjeskut dhe Luhanskut, propozim i Putin që dukej se ishte lënë mënjanë nga ngjarje të vrullshme të këtyre ditëve. Një aneksim zyrtar i këtyre rajoneve mund te ishte një kompromis i pranueshëm për Moskën, por ndoshta edhe për komunitetin ndërkombëtar, ndërkohë që Kievi do të duhej serish të gëlltiste vendimin e fuqive të tjera mbi territorin e saj, por do të shpëtonte të paktën pavarësinë e saj.

g.kosovari

Next Post
“I keni bërë detyrat”/ Ambasadori bullgar në Shqipëri: Jemi në bisedime me Maqedoninë e Veriut!

"I keni bërë detyrat"/ Ambasadori bullgar në Shqipëri: Jemi në bisedime me Maqedoninë e Veriut!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In