Beatrix Ramosaj refuzoi të futej në shtëpinë e “BBVIP” për shkak të batutave që janë bërë një natë para ‘Prime’-t me Ermal Mamaqin dhe Salsano Rrapin.Kjo gjë ka shkaktuar shumë të qeshura nga banorët e tjerë ku midis tyre ishte dhe Donald Veshaj, i cili e mori me sportivitet situatën në të cilën ndodhej.
Lajmin se Beatrix nuk e kishte pritur aspak mirë këtë batutë dhe se nuk do të ishte pjesë e darkës më ish-banorët, aktori i humorit nuk e priti aspak mirë ku tha se ‘çdo gjë ishte një shaka dhe se nuk do të bënte kurrë diçka për ta ulur Beatrixën’.Mirëpo disa burime të sigurta për Prive.al kanë zbuluar se këngëtarja nuk ndodhet fare në Tiranë dhe është larguar jashtë Shqipërisë për disa ditë. Kjo ishte dhe një nga arsyet përse Dj Dagz tha në studio se ish-banores nuk do i duhej taksia për të ardhur por një aeroplan në qoftë së ajo do të ndryshonte mendje.
Deri më tani Beatrix nuk ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me situatën në rrjetet e saj sociale.