• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konsulli i Nderit i Shqipërisë nga Kievi: S’ka panik! Asnjë shqiptar nuk ka kërkuar ndihmë! Shpresojmë te diplomacia!

by Java News
12/02/2022 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsulli ynë i Nderit në Ukrainë, Shahin Omarov në një intervistë ekskluzive për Report Tv është shprehur se pavarësisht raportimeve në media për prag luftë, situata aty është e qetë dhe nuk ka vend për panik.

TIRANË– Konsulli ynë i Nderit në Ukrainë, Shahin Omarov në një intervistë ekskluzive për Report Tv është shprehur se pavarësisht raportimeve në media për prag luftë, situata aty është e qetë dhe nuk ka vend për panik.

Ai bëri me dije se deri më tani, asnjë shqiptar nuk ka kërkuar ndihmë te ambasada shqiptare në Varshavë, por theksoi se janë në gatishmëri  nëse do të jetë e nevojshme. Omarov tha se Ukrainë nuk do të sulmojë askënd, por vetëm të mbrojë atdheun e saj, e për këtë ka një ushtri të fuqishme me mbi 200 mijë ushtarë, armatime të kohërave moderne të siguruara nga perëndimi me 1.5 milion qytetarë që janë të stërvitur për “luftë”, por thekson se fund se në këtë situatë “shpreson që të triumfojë diplomacia”.

Si paraqitet situata në Ukrainë, a janë të tensionuar qytetarët në një kohë kur në media raportohet për prag lufte?

-Ne jemi të shqetësuar për situatën, po Ukraina nuk ndodhet në këtë situatën ditën e parë, ne kemi kohë dhe e ndjekim situatën, situata është e qëndrueshme, te ne nuk ka panik.

Sa shqiptar ndodhet në Ukrainë dhe ku janë të pozicionuar ato?
-Nëse do të flasim për shqiptarët e Ukrainë që kanë mbi 200 vjet, ata janë qytetarë Ukrainas, por për shqiptarë të tjerë nuk dimë. Ato që ndodhen për punë apo studime për këtë nuk ditë të themi se nuk është drejtuar tek ne asnjë.

A mund të flasim për një ndryshim të normalitetit të jetesës në Ukrainë, në një kohë kur flitet çdo ditë për një luftë të mundshme?
-Situata në Ukrainë është stabël, nuk ka panik, organet qeverisëse janë në krye të detyrës. Nuk kemi vërejtur një lëvizje të qytetarëve Ukrainas nga vendi.

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje shqiptarëve që të largohen nga Ukraina, a keni pasur komunikim me ndonjërin prej tyre, a ka ardhur ndonjë që t’iu kërkojë ndihmë për t’u rikthyer në atdhe?
-Ne jemi interesuar dhe lidhur me ambasadën shqiptare që ndodhet në Varashavë nëse ka persona të tillë të na njoftojnë, se ne e kemi telefonin direkt, nëse do ketë kërkesa të tilla dhe ne do të marrim masa për ndërhyrje për t’i ndihmuar.

Çfarë pasojash mund të ketë nëse situata mund të precipitojë në luftë?
-Ne kemi 8 vjet në këtë situatë me Rusinë, situata është e tensionuar, por nuk kemi panik. Fakti që kemi 8 vjet na dha kohë që të ndërtojmë ushtrinë tinë, kemi një ushtri prej 200 mijë personash dhe është mjaft mirë e armatosur, mbi 1.5 milion qytetarë kanë kaluar stazhin ushtarak, ka filluar në Ukrainë ligji për detyrim ushtarak, nuk përgatitemi të sulmojmë dikë, por do të mbrojë atdheun. Presidenti Ukrainës dhe korpusi diplomatike është i angazhuar në marrëveshje me diplomacinë perëndimore, gjithashtu dhe me atë ruse që të mos ketë një përballje luftarake. Shpresojmë që diplomacia do të fitojë.

Kemi parë raportime ne media që kemi një armatim të qytetarëve, madje është parë në media lajme që bli një armë dhe merr një picë, sa i vërtetë është ky fakt?
-Ky është një informacion i gabuar, nuk është i vërtetë, për mbrojtjen qytetare po zhvillohet përgatitja ushtarake e qytetarëve, që secili të mbrojë fshatin e tij, dhe prandaj zhvillohet përgatitja qytetare, si qeveria dhe populli asnjëherë nuk kanë menduar se do të ketë luftë, aq më tepër me fqinjët tanë rus, Ukrainë përgatitet për të mbrojtur jemi mirënjohës shteteve perëndimore që na mbështetin në armatime të kohërave moderne.

Faleminderit për intervistë në Report Tv
Faleminderit (shqip)

Shqiptarja.com

Next Post
Nga Bardh Spahia te Voltana Ademi, kush janë kandidatët e Berishës për Bashkinë e Shkodrës

“Lufta” për Shkodrën/ Si llogariten mundësitë e kandidatëve të PD, PS dhe Berishës për Bashkinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In