• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Tottenham, Broja sfidon Manchester United/ Ylli kuqezi në “Teatrin e Ëndrrave” përballë Ronaldos

by Java News
12/02/2022 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sauthemptoni do të kërkojë të fitojë dy ndeshje radhazi në Premier Ligë vetëm për herë të dytë këtë sezon. Dhe sfida për Armando Brojën me shokë do të jetë të mundin Mançester Junajtidin në “Old Trafford”.

Pas fitores dramatike në mesjavë 3-2 kundër Totenhemit në transfertë, skuadra e Ralf Hazenhytelit do të kërkojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

 “Shenjtorët” kanë humbur vetëm 1 nga 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe kanë shënuar dhe pësuar gol në të gjitha këto ndeshje.

Por, të vetmit rivalë që tekniku austriak nuk i ka mundur kurrë në Premier Ligë janë pikërisht Mançester Junajtidi dhe Kardifi: bilanci i tij kundër “Djajve” është 3 barazime dhe 3 humbje.

Sauthemptoni do të tentojë të bëjë një tjetër surprizë në ndeshjen që ngre siparin e javës së 25- të të Premier Ligës pasdrekën e sotme (13:30).

Të udhëhequr nga sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili është edhe shënuesi më i mirë i skuadrës me 6 gola në Premier Ligë këtë sezon, Hazenhytel ka ndërtuar një plan për t’i shkaktuar probleme mbrojtjes së rivalit të tij gjerman.

BROJA – Sulmuesi i huazuar nga Çelsi po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. 20-vjeçari i ka shënuar deri tani Lidsit, Bërnlejt, Brajtonit, Kristal Palasit, Brentfordit dhe Totenhemit dhe një gol sot në “Teatrin e Ëndrrave” do ta ngrinte në një tjetër nivel sezonin e talentit shqiptar, i cili përballë do të ketë Kristiano Ronaldon.

Portugezi, nga ana e tij, është duke kaluar formën individuale më të dobët që prej vitit 2010, duke qenë se ka 5 ndeshje radhazi pa shënuar.

Seria më e gjatë e 37-vjeçarit pa gol në nivel klubi ka qenë 7 ndeshje (dhjetor 2008-janar 2009).

Ndërkohë që Broja do të kërkojë të vendosë një rekord historik për klubin e tij këtë sezon, duke u bërë lojtari U-20 i Sauthemptonit i cili shënon më shumë gola.

Rekordin e mban Kevin Dejvis në sezonin 1997-‘98 me 9 gola. Dhe Brojës i duhen edhe katër gola për të hyrë në librin e historisë së “Shenjtorëve”.

“Djajtë” i mundën në “Old Trafford” sezonin e shkuar me rezultatin historik 9-0 dhe një tjetër mallkim që miqtë do të tentojnë të prishin sot është edhe rekordi i tyre në Premier Ligë në këtë stadium, ku ata kanë dalë fitimtarë vetëm 2 nga 22 transfertat ndaj klubit më të titulluar të Anglisë (4 barazime, 16 humbje).

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Zhdukja misterioze e vajzës 19-vjeçare/ Babai i përlotur: Jeta i ndryshoi kur njohu një djalë. Na thanë se u varros…!

FOTO/ Zhdukja misterioze e vajzës 19-vjeçare/ Babai i përlotur: Jeta i ndryshoi kur njohu një djalë. Na thanë se u varros...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In