Shqetësimin për prishjen e banesave, banorët e “5 majit” e kanë çuar edhe në SPAK. Ditën e sotme ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Avokatja Adriana Kalaja parashtroi shqetësimet, duke arsyetuar se projekti nuk ka lidhje me rindërtimin e banesave nga tërmeti.
“Argumentuam para SPAK se aty nuk ka ndërtim për efekt të tërmetit, pasi asnjë nga banesat enë 5 maj nuk janë prekur nga tërmeti
Nuk është një projekt për interes publik. Sipas provave që disponojnë do të ndërtohen disa kulla
Marrëveshja që i është ofruar banorëve është diskriminuese e pa bazuar në ligj dhe nuk ka në konsideratë interesat e banorëve. Është një dokument që nuk prodhon efekte ligjore.
Efektet e policisë kanë qenë në kundërshtim flagrant me ligjin. Nuk mundet që me një shkresë të pabazuar në ligj ti dërgohet shkresa policisë
Ligji e përcakton qartë se duhet të ketë një vendim prishje që ne e kemi përcaktuar si shkelje flagrante.
Kemi kallëzuar edhe kryetarin e Kadastrës, pasi sipas nesh në shpërdorim të detyrës ka kthyer përgjigje negative duke i vënë para përgjegjësie banorët, me përgjigje negative se ato banesa nuk mund të legalizohen”, tha avokatja.
Po ashtu avokatja ka kërkuar nga SPAK që të merret masa e sekuestros preventive për projektin.
“Ne kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive të projektit. Ky projekt nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit të tërmetit. Ne i kemi kërkuar SPAK vënien e sekuestros preventive dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen”, tha Kalaja.
Pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre banorët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen për asnjë lloj arsye.
‘Ne kemi bërë sot kallëzim në SPAK dhe nuk do të tërhiqemi për asnjë lloj arsye. Gjithë problematika dalin në SPAK. Është dhënë çdo kërkesë, asnjë nga këto nuk ka kthyer asnjë informacion.’- u shprehën ato.
g.kosovari











