• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Universiteti i Tiranës nis aplikimet për bursa studimi në Itali

by A R
11/01/2016 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universiteti i Tiranës ka hapur aplikimet për bursa, për studentët në Programin Erasmus+ në Universitetin e Pavias, raporton Gazeta Shqiptare. Bëhet fjalë për bursa, të cilat klasifikohen si bursa për mobilitete, ndërsa sa i takon llojit të tyre, ato përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime. Nivelet e mobilitetit për studentët janë në 3 programet e studimit: bachelor, master dhe doktoraturë, ndërsa kohëzgjatja për secilin prej tyre është 6 muaj.

Për programet e nivelit të parë, UT bën me dije se studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës dhe se nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre. Sa u takon fushave të studimit, ato janë të një game të gjerë, duke filluar që nga ekonomia, drejtësia, letërsia, matematika, shkencat e komunikimit, etj. Megjithatë, çdo i interesuar mund të klikojë në adresën http://www.unipv.eu/site/home.html për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Pavias.

 

Bursat e aplikimi

Bursat e ofruara nga programi Erasmus + përfshijnë kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët) dhe kostot e udhëtimit, në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Sipas UT-së, studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. “Ata do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre apo tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, sqaron UT. Sa i takon gjithë procesit të aplikimit, ai kryhet online në adresë, ndërkohë që afati i fundit është data 26.01.2016.

Studentët e përzgjedhur për të ndjekur këtë program mobiliteti do të fillojnë mësimin për një periudhë 6-mujore ndërmjet datave 01 shtator 2016 – 31 korrik 2017. Për të aplikuar në nivelet bachelor, master dhe doktoraturë, të gjithë kandidatët duhet të bashkëngjisin një sërë dokumentesh, të cilat i gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Pjesë e këtij dokumentacioni është edhe formati e Learning Agreement, i cili mund të shkarkohet duke klikuar në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Komunikimi/dok/ba-ma.pdf . Ndërkohë, sa i takon plotësimit të saktë të tij, udhëzimet i gjeni sërish në tabelën bashkëngjitur shkrimit.

 

Dokumentacioni për aplikim

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:

CV

Foto personale

Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaportës)

Vërtetim studenti

Listë notash

Letër Motivimi (në gjuhën angleze)

Certifikatë e gjuhës së huaj*

Dokumenti Learning Agreement**

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët Master:

CV

Foto personale

Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaportës)

Vërtetim studenti

Diplomë e nivelit Bachelor

Listë notash të studimeve Bachelor

Letër Motivimi (në gjuhën angleze)

Certifikatë e gjuhës së huaj*

Dokumenti Learning Agreement**

*Universiteti i Pavias ofron kurset e studimit në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane, ku niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B1. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me certifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.

**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Mobility Plan”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Pavias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti “Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim studentët e Doktoraturës:

CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze)

Foto personale

Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaportës)

Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

Diplomë masteri

Listë notash e nivelit master

Letër motivimi (në gjuhën angleze)

Certifikatë e gjuhës së huaj*

Dokumenti Learning Agreement**

*Universiteti i Pavias ofron kurset e studimit në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane, ku niveli minimal i kërkuar për të dyja gjuhët është B1. Nëse do të përzgjidhen lëndë që zhvillohen në të dyja gjuhët, studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për të dyja këto gjuhë duke e vërtetuar me certifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.

**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Mobility Plan”. Në tabelën A kandidatët do të plotësojnë planin e kërkimit që do të zhvillojnë gjatë mobilitetit. Paraprakisht kandidatët duhet të vendosen në kontakt me një profesor në universitetin pritës dhe bashkërisht do të vendosin planin e mobilitetit. Për më shumë informacion vizitoni këtë adresë: bit.ly/1Z7T5AF

Dokumenti “Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Balkanweb

Next Post

Babai i grekes: Dhëndri erdhi me mendje për ta vrarë, dua të gjej nipin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In