Presidenti François Hollande zhvilloi sot një vizitë të papritur në Xhaminë e Madhe në Paris, i shoqëruar nga një numër i shumtë pjesëmarrësisht, të cilët po kryejnë homazhe në nderim të viktimave të sulmeve xhihadiste, në janar dhe në muajin nëntor 2015, në Sheshin e Republikës, bëhet e ditur nga burime pranë presidencës.
“Presidenti pati një moment shkëmbimi, të marrëdhënieve të ngrohta shoqëruar me një çaj vëllazërie”, ndërsa gjatë fundjavës një numër i madh xhamish në Francë kanë hapur dyert për të nderuar ndër të tjera kujtimin e viktimave të sulmeve terroriste”, saktësoi i njëjti burim