Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka shkëlqyer në ballinën e revistës prestigjioze “Glamour” për muajin shkurt, e që do të dalë në shitje nga mesi i janarit. Në këtë intervistë, Lawrence ka bërë të ditur se nuk është në lidhje dhe se po ndihet e përmbushur edhe pse është e vetme.
“Nuk dal shumë në takime. Nuk njoh djem me të cilët dua të dal. Shoh meshkuj atraktiv ndoshta vetëm një herë në vit. Por nuk jam person i vetmuar. Nëse nuk dal me një mashkull nuk do të thotë se kam mungesë në ndonjë mënyrë. Ndihem plotësisht e përmbushur.
“Mendoj se më kushtohet më shumë vëmendje se që duhet. Nuk po provoj të jem në qendër të rrjeteve sociale. Gjithçka që mundohem të bëj është aktrimi”, ka thënë aktorja e “Joy” për revistën.
Koha.net