Opozita kërkon tërheqjen e mazhorancës nga vendimi për të miratuar me 84 vota emërimet në gjyqësor, emërime të cilat mazhoranca e sotme me këtë shumicë votash mund t’i bëjë njëanshme, duke kapur sistemin sipas opozitës. Por, grupi i ekspertëve i nivelit të lartë propozoi emërimet në gjyqësor me 84 vota. Në dokumentin prej 18 faqesh, që “Gazeta Shqiptare” zbardh të plotë amendimet e komisionit i mbetet propozimit të tij për ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Adriatik Llalla, duke gjetur gjithashtu edhe mekanizmin zhbllokues në rast se në votimin për kryeprokurorin nuk sigurohen 2 të tretat e votave. ”Prokurori i Përgjithshëm emërohet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh sipas një procedure transparente dhe publike dhe bazuar në merita dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar, të cilët gëzojnë reputacion të lartë. Nëse Kuvendi nuk emëron Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm parashikohet me ligj”, thuhet në draftin e ekspertëve të nivelit të lartë. Edhe pse Venecia nuk e konsideronte domosdoshmëri ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla, komisioni i qëndron variantit që prokurori të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e prokurorit të ri brenda dy muajsh nga konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Amendimet e ekspertëve për reformën në Drejtësi.
Neni 2
Në nenin 2, pas paragrafit të tretë, shtohet paragrafi i katërt me këtë përmbajtje:
Republika e Shqipërisë merr pjesë në Bashkimin Evropian dhe pas anëtarësimit në të transferon disa pushtete shtetërore, në bazë të një ligji të miratuar me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit[1].
PJESA E TETË
GJYKATA KUSHTETUESE
Neni 12
Neni 124 ndryshon si më poshtë vijon:
Neni 124
1. Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
2. Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë që e administron në mënyrë të pavarur[1].
Neni 13
Neni 125 ndryshon si më poshtë vijon:
Neni 125
1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë emërohen nga Kuvendi dhe tre anëtarë emërohen nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative. Anëtarët që emërohen nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi përzgjidhen nga lista e kandidatëve të hartuar nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi. Procedura e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese parashikohet në ligj.
2. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi dhe përzgjidhen nga rradhët e juristëve me të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e të drejtës kushtetuese, e të drejtave të njeriut ose nga sfera të tjera të së drejtës.
3. Kandidatët nuk duhet të jenë dënuar për kryerjen e një vepre penale, nuk duhet të kenë ushtruar funksione politike në administratën publike, si dhe nuk duhet të kenë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit përpara kandidimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ligji parashikon kritere të hollësishme për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
4. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet, në një të tretën e saj, sipas procedurës së caktuar me ligj.
5. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, nga shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për një periudhë 3 vjeçare, pa të drejtë rizgjedhje. Procedura e zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese parashikohet me ligj.
6. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 127, paragrafi 1 nëparagrafi ç).
Neni 14
Neni 126 ndryshon si më poshtë vijon:
Neni 126
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tij.
Neni 15
Neni 127 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 127
1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron në rastet e mëposhtme:
a) mbush moshën 70 vjeç;
b) përfundon mandatin 9 vjeçar;
c) jep dorëheqjen;
ç) shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 128.
d) në zbatim të procedurave të parashikuar në nenin 179/a.
2.Mbarimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese.
3. Në rast se vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës, sipas nenit 125 paragrafi 1, emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të anëtarit paraardhës.
4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, sipas paragrafit 1 nënparagrafi a) dhe b) si dhe menjëherë në rastet e mbarimit të mandatit përpara afatit ligjor, njofton organin e emërtesës për vendin vakant. Procedura për emërimin e anëtarit të ri për cdo rast përfundon jo më vone se 60 ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka deklaruar perfundimin e mandatit.
Neni 16
Neni 128 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 128[2] Anëtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas procedurës që rregullohet me ligj. Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e një anëtari të saj kur:
a) konstaton shkelje të rënda profesionale dhe etike gjatë ushtrimit të detyrës;
b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
c) vërteton faktin e pamundësisë fizike ose mendore për të ushtruar detyrën.
Neni 50
Pas nenit 148/d shtohet neni 148/dh, me këtë përmbajtje:
Neni 148/dh
1.Zyrae ProkurorisëpranëStrukturëssë Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar është e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm.
1. Byroja Kombëtare e Hetimit kryen hetime në drejtimin e Zyrës sëProkurorisë.
2. Zyra e Prokurorisë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ushtrojnë kompetencat për hetimin, ndjekjen penale kundër zyrtarëve të lartë të shtetit dhe funksionarëve publikë, gjyqtarëve, prokurorëve, si dhe kundër krimit të organizuar, sipas përcaktimeve të bëra në ligj. Prokurorët e Zyrës sëProkurorisë përfaqësojnë akuzën në Gjykatën e Lartë, sipas ligjit.
3. Prokurorët emërohen për një periudhë 10 vjeçare pa të drejtë riemërimi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sipas kritereve të parashikuara në ligj.
4. Prokurorët, punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe personeli tjetër i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe figurës, si dhe kontrolleve periodike të llogarive bankare, transaksioneve financiare dhe telekomunikimeve të tyre dhe të familjarëve të tyre të afërt, sipas parashikimeve të bëra në ligj.
5. Prokurorët e Zyrës së Prokurorisë shkarkohen për shkelje të rëndanga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
6. Pas përfundimit të mandatit, prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar kthehen në pozicionin e tyre të mëparshëm ose në një pozicion më të lartë.
7. Gjykata dhe njësitë përbërëse të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar janë të paravura nga njëra tjetra.
9. Njësitë përbërëse të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë buxhet të veçantë që e administrojnë vetë sipas parashikimeve të ligjit.
10. Organizimi dhe funksionimi i Zyrës së Prokurorisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit rregullohen me ligj.
Neni 51
Neni 149 ndryshohet si më poshtë vijon:
Neni 149
1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh sipas një procedure transparente dhe publike dhe bazuar në merita rendit tre kandidatët më të kualifikuar, të cilët gëzojnë reputacion të lartë. Nëse Kuvendi nuk emëron Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm parashikohet me ligj[1].
2. Prokurori i Përgjithshëm emërohet për një periudhë 7 vjeçare[2] pa të drejtë riemërimi.
1. Prokurori i Përgjithëm emërohet nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me moral dhe integritet të lartë profesional, i cili ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës ose ka arsim të lartë juridik dhe gradë shkencore në drejtësi. Ai nuk duhet të ketë qenë dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale, nuk duhet të ketë ushtruar funksione politike në administratën publike, si dhe nuk duhet të ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit përpara kandidimit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Neni 52
Pas nenit 149 shtohet neni 149/a, me këtë përmbajtje:
Neni 149/a
Prokurori i Përgjithshëm ushtron këto kompetenca:
a) përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese;
b) nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët, me përjashtim të atyre të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar;
c) siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë, me përjashtim të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar;
ç) propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë;
d) raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit[3];
dh) ushtron kompetenca të tjera të përcaktuara në ligj.
Neni 53
Pas nenit 149/a shtohet neni 149/b, me këtë përmbajtje:
Neni 149/b
1. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaron në rastet e mëposhtme:
a) mbush moshën 70 vjeç;
b) përfundon mandati 7 vjeçar;
c) jep dorëheqjen;
ç) shkarkohet sipas procedurës së parashikuar në nenin 149/c;
d) në zbatim të procedurave të parashikuara në nenin 179/a.
2. Përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
3. Pas përfundimit të mandatit 7 vjeçar dhe me kërkesë të tij Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën që kishte para emërimit, ose gjyqtar në gjykatën e apelit.
Neni 54
Pas nenit 149/b shtohet neni 149/c, me këtë përmbajtje:
Neni 149/c
Prokurori i Përgjithshëm mban përgjegjësi disiplinore sipas procedurës që rregullohet me ligj. Ai shkarkohet nga Tribunali Disiplinor kur:
a) kryen shkelje të rënda profesionale dhe etike;
b) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
c) vërtetohet fakti i pamundësisë fizike ose mendore për të ushtruar detyrën.