• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia: Veliaj në Sri Lanka, i ftuar si folës nga Universiteti i Harvardit

by A R
06/01/2016 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës, përmes një deklarate për shtyp, ka sqaruar arsyet e vizitës së kryebashkiakut Erion Veliaj në Sri Lanka.

Zyra e shtypit bën të ditur se Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka udhëtuar me fluturimin e fundit për të përfaqësuar Tiranën në një nga forumet më të rëndësishme ekonomike. Veliaj është ftuar nga Qendra për Zhvillimin Ndërkombëtar (Center for International Development) e Universitetit të Harvardit, si një nga folësit kryesorë në Forumin Ekonomik që këtë vit mbahet në Sri Lanka.

“Veliaj është përzgjedhur si një administrator i suksesshëm në qeverinë qendrore si Minister i Punës, e menaxher i aftë në Bashkinë e Tiranës, duke e rikthyer sërish Tiranën në vëmendjen ndërkombëtare pas 4 vitesh harresë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është ftuar në një panel me Nobelistin e Ekonomisë Joseph Stiglitz, Columbia School of Business, George Soros – president i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alan Hirsch, Presidenca e G20 & Ricardo Hausman, drejtor i CID i Harvard Kennedy School. Udhëtimi i Kryetarit të Bashkisë zgjat 2 ditë vajtje-ardhje dhe shpenzimet mbulohen nga organizatorët”, thuhet në sqarim.

Në deklaratën e Bashkisë janë dhënë edhe detaje mbi menaxhimin e situatës në Tiranë:

Gjatë ditës së sotme, në terren kanë vepruar 1200 forca dhe 81 mjete (Fadroma, Kamion, Kamionvinç, Autokullë, Autobotë etj.) të Bashkisë Tiranë dhe ndërmarrjeve në varësi.

Më konkretisht, Ndërmarrja e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit ka pasur në terren:

Forca – 300

Kamionçina, fadroma (mjete) – 12 copë

Ndërmarrja e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit:

Forca – 150

Kamionçina, fadroma (mjete) – 15 copë

Ndërmarrja Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit:

Forca – 10 Specialistë

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit:

Forca – 50 (gatishmëri)

Kamionçina, fadroma – 6 copë

Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a

Forca – 400

Mjete – 40 (Fadroma, Kamion të Mesëm, Autobotë)

Policia Bashkiake

Forca – 60

Mjete – 8 copë

IMT

Forca – 90 Personeli në terren

Problematikat sipas njësive:

Njësia Administrative 1

Situatë problematike tek Ura Pasarel në Shkozë, ura Lanabregas dhe tek ish-Liqeni i Shkozës, si dhe disa probleme me bllokime pusetash në rrugën Ali Demi e Agush Gjergjevica.

Njësia Administrative 2

Problematikë në zonën e Saukut të vjetër, te nënkalimi që lidh rrugën e “Elbasanit” me rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, te përroi i Gogës, në fundin e rrugës “Gramoz Pashko”, si dhe te rruga “Kadri Kërciku”.

Njësia Administrative 3

Problematikë e shfaqur në rrugën Selman Riza te Kodra e Priftit, pa probleme në zona të tjera.

Njësia Administrative 4

Problematikë në zonën e Bregut të Lumit, në rrugën “Hamdi Ferhati“, në rrugën “Xhaferr Zelka” dhe në rrugën “Hava Murati”, prane urës së Babrroit.

Njësia Administrative 5

Problematikë në rrugën “Mentor Xhemali”, “Gjovalin Gjadri”, “Nuçi Naçi”, si dhe në zonën e pallateve të aviacionit të ri dhe bodrumet e pallateve “1 Maj”.

Njësia Administrative 6

Problematikë në kanalin te rruga e Qelqit, zona Misto Mame, rruga Hamdi Cullhaj, zona e ish Kombinatit Tekstil, zona e Kodër Sharrë.

Njësia Administrative 7

Nuk ka pasur probleme

Njësia Administrative 8

Problematikë në nga rr.”Zenel Bastari” deri tek rr.”Besa”, si dhe në territorin i cili ndodhet në krahun e majtë të rrjedhës së lumit të Tiranës. Gjithashtu, problematikë e madhe edhe buzë lumit të Tiranës në ekstremin veri-lindor të territorit të Tiranës.

Njësia Administrative 9

Problematikë në rrugën Llazar Shapatini, si dhe një segment te rruga Siri Kodra dhe Don Bosko.

Njësia Administrative 10

Nuk ka pasur probleme.

Njësia Administrative 11

Problematikë në rrugën “Mersin Mema”, në rrugën “Jusuf Gervalla”, “Gani Kryeziu”, te rrugët “Don Bosko”, “Egnatia” dhe “Hysni Gerbolli”.

Njësia Administrative Kashar

Problematika kryesore është eviddentuar në Yrshek për shkak të daljes së lumit të Lanës.

Njësia Administrative Ndroq

Problematikë e vërejtur për shkak të daljes së Lumit Erzen nga shtrati me disa nga rrugët lidhëse midis fshatrave dhe rrugës nacionale Tirane-Durrës.

Njësia Administrative Vaqarr

Problematikë në fshatin Bulticë, ku si rrjedhoje ka përmbytje të tokave bujqësore, në fshatrat e tjerë situata është normale.

Njësia Administrative Zall Herr

Problematikë me dy urat në fshatin Kasallë dhe Cerkezë, rrezikohet dëmtimi i urës së fshatit Pinar.

Njësia Administrative Dajt

Problematikë në Qesarakë, rrëshkitje dherash në rr. Nacionale Dajt dhe nga dalja e përroit në Lanabregas.

Njësia Administrative Pezë

Problematikë dhe dëme në rrugë, stacionet e pompimit dhe sera, situata është nën kontroll dhe pa probleme.

Njësia Administrative Shëngjergj

Problematikë me shembje të rrugës kryesore dhe të urave përgjatë lumit Erzen.

Njësia Administrative Baldushk

Problematikë në segmentin e rrugës Mustafakoc-Kakunje, si dhe në segmentin e rrugës Veski-Parret-Shenkoll.

Njësia Administrative Krrabë

Problematikë me rrugën Velija në fshatin Mushqeta, pjesa tjetër pa probleme.

Njësia Administrative Bërzhitë

Problematikë në rrugën rurale Pashkashesh deri në Kllojkë, rruga rurale Mihajas deri në fshatin Lugë.

Njësia Administrative Zall Bastar

Problematikë me 2 ura të demtuara dhe disa rrugë fshatrash.

Njësia Administrative Farkë

Problematikë në përroin e Santariumit dhe Përroin e Farkës.

Njësia Administrative Petrelë

Problematikë me në urën Xheniere ne fshatin Qeha, pjesa tjetër pa probleme.

 

Masat e marra:

Gjithashtu, PMNZSH e Bashkisë së Tiranës ka bashkëpunuar ngushtësisht edhe me forcat e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes me të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore e teknike. Operacionet që janë kryer dhe janë në proces kanë konsistuar në:

  • Shpëtimin e jetës së banorëve që rrezikoheshin në disa zona të lartpërmedura (Njësia 4) dhe evakuimi i tyre në zona të sigurta. Janë afërsisht rreth 35-40 familje të komunitetit rom.
  • Zhbllokimi i rrjetit të kanalizimeve e kolektorëve të bllokuar nga mbetjet e ndryshme.
  • Mbushja me inerte dhe gurë e pjesëve të gërryera në lumin e Tiranës dhe Lanës për evitimin e daljes nga shtrati.
  • Heqja e ujrave nga bodrumet e përmbytura në zona të ndryshme të qytetit.
  • Riparimi i rrjetit elektrik të dëmtuar në nënstacionin e Lundrës dhe pjesën e Bregut lumit Tiranës.
  • Zhbllokimi e Pastrimi rrugëve të dëmtuara nga rrëshqitjet e rënia e gurëve në Lanabregas, Ndroq, Derje.
  • Riparimi i defekteve të evidentuara në rrjetin e ujësjellësit (tubi kryesor në Paskuqan).

Nga informacionet e dhëna nga Shërbimi Meterologjik i Forcave Ajrore, koha do të jetë me reshje deri nesër në mesditë, por me intesitet më të ulët dhe nuk priten problematikat e sotme.

Next Post

Shqipëri-Zvicër, Graniti: E vështirë të luaj kundër gjakut tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In