Statuja e ish-liderit komunist të Kinës Mao Ce Dun, tashmë është ndërtuar plotësisht. Statuja e lartë e cila ka kushtuar rreth 425 mijë euro, është lartësuar në provincën Henan, pranë qytetit Kaifeng dhe përbëhet nga një strukturë prej çeliku e betoni, e zbukuruar me ar.
Punimet për statujën kanë përfunduar në dhjetor, por fotot e saj janë bërë publike vetëm tani në faqen zyrtare të provincës, raporton the Guardian.
Një tjetër element, që vihet në pikëpyetje nga shumë ekspertë, është dhe fytyra e statujës, e cila nuk ka një ngjashmëri të madhe me Mao Ce Dun-in.