• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mollë e ndalueme”, dashuria e paarritshme që irritoi vrasësin e Drishtit

by A R
05/01/2016 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lidhje e parealizuar mes një djali dhe një vajze çoi në vrasjen e dyfishtë, që u mori jetën vëllezërve Shkambi në fshatin Drisht të Postribës në Shkodër, shkruan gazeta Panorama.

Ëndrra e Esat Dushajt, 31- vjeçarit që kërkonte të fejohej me vajzën e fshatit, emigrante prej vitesh në Londër, përfundoi tragjikisht më 2 janar. Autori ekzekutoi për vdekje babain e vajzës që donte dhe xhaxhain e saj, duke i quajtur fajtorë pse ai nuk e kurorëzoi lidhjen me vajzën e vetme të Skënder Shkambit.

Skënderi bashkë me familjen e tij, prej afro 15 vitesh jetojnë në Angli. Edhe pse e bija e tij, Z. Sh., ka qenë në moshë të vogël, të gjithë në fshat e mbajnë mend për një vajzë çapkëne dhe me tipare të bukura që në vegjëlinë e saj. Këtë gjë Esat Dushaj duket se e ka ngulitur në mendjen e tij dhe nuk e ka harruar.

Kur vajza e re ka hedhur shtat dhe është rritur, autori i vrasjes së babait dhe xhaxhait të saj ka gjetur mënyrën për të komunikuar me të dhe për t’i shprehur pëlqimin e tij ndaj saj. Burime pranë familjes bëjnë me dije se autori, Esat Dushaj, herë pas here fliste me vajzën në Facebook.

Aty kanë nisur komunikimet e para dhe, mesa duket, aty edhe janë mbyllur duke e kthyer në një tragjedi e dhimbje të madhe për të gjithë. Esat Dushaj ishte aktiv në rrjetin social deri në ditët e fundit të kësaj ngjarjeje, teksa ka postuar fotografi duke pirë kafe në disa prej bareve e restoranteve më në zë të Shkodrës.

Vajza që dashuroi, por që nuk arriti ta kishte në gjirin e tij për shkak të përgjigjes negative të familjes, Z. Sh., të paktën me këtë emër nuk ka një adresë të saj në Facebook. Esati, sipas të afërmve të familjes Shkambi, prej kohësh komunikonte dhe këmbëngulte që të lidhte krushqi me këtë familje, duke e shprehur hapur se e pëlqente pa masë vajzën.

Ajo që ende mbetet mister është nëse vetë vajza ka qenë pro apo kundër kësaj lidhjeje me Esatin dhe cila ka qenë përgjigja e saj gjatë komunikimeve që kanë pasur. Viktimat dhe vrasësi i tyre janë edhe fqinj, pasi vetëm pak metra i ndajnë banesat e tyre. Sapo babai i vajzës, Skënder Shkambi, erdhi nga Anglia për festat e fundvitit pranë familjes së tij, autori i këtij krimi të rëndë ka pasur një bisedë telefonike me të dhe aty ka marrë një përgjigje të prerë se familja e vajzës nuk do ta bënte dhëndër të shtëpisë.

Kaq ka mjaftuar që gjithçka të dalë nga kontrolli dhe autori të harrojë edhe pëlqimin ndaj vajzës. Përtej ndjenjave dhe dashurisë që mund të ketë pasur, Esat Dushaj ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të dy vëllezërve, duke i lënë të vdekur në vend. Kjo është historia që çoi në krimin, i cili tronditi mbarë opinionin më 2 janar.

Në familjen Shkambi ka rënë zia dhe ende familjarët, të afërmit, por edhe vetë banorët e asaj zone nuk arrijnë ta besojnë se çfarë ka ndodhur. Për ta është e vështirë për ta kapërdirë humbjen e dy vëllezërve Shkambi.

Panorama

 

Next Post

"Prostituta e deputetëve": Kam takuar mbi 300 vajza në rrugë, midis tyre ka 13-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In