• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Sindroma e Ballkanit”, fatale për italianët që shërbyen në Kosovë

by A R
04/01/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianluca Danise do të kishte mbushur 44 vjeç në prill. Përpara disa ditësh ai ndërroi jetë pas një beteje të gjatë ndaj kancerit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj uraniumit të varfëruar, të përdorur nga NATO gjatë bombardimeve në vende të ndryshme ku Danise kishte shkuar me mision ndërkombëtar, mes të cilëve edhe në Kosovë.

Kapterri i Aeronautikës, Danise mbërriti në Gjakovë të Kosovës në vitin 2000. Në vitet në vijim mori pjesë në shumë misione të tjera në vende si në Afganistan dhe në Irak. Nga njoftimi për shtyp i nxjerrë nga Observatori Ushtarak, fill pas vdekjes së tij në Veronë, del në pah angazhimi dhe roli i Danises në këto misione: “Gianluca kishte veçori: gjatë jetës së tij ka qenë thuajse në të gjitha misionet dhe ka qenë i pranishëm në thuajse të gjitha terrenet ku ushtarët tanë kanë qenë të angazhuar, ishte pjesë e trupave speciale dhe ka qenë mes personave fare të pakët që kanë ditur të pajisin, përgatisin dhe të vendosin në hije në një temperaturë 40 gradë trupat e kolegëve të vrarë”.

Me Gianluca Danisen numri zyrtar i të vdekurve, sikurse deklaron Observatori Ushtarak, shkon në 321. Viktima të së ashtuquajturës “Sindroma e Ballkanit” që shpërtheu më 2001, me daljen në pah të rasteve të para të ushtarëve italianë të sëmurë apo të vdekur pas kthimit nga misionet në Bosnje dhe Kosovë. Dy vende që ishin bombarduar nga NATO më 1995 dhe 1999, me predha me uranium të varfëruar (DU), sikurse është mësuar nga hartat e vendeve të bombarduara të publikuara nga NATO më 2001 dhe 2003. Nga hartat rezulton se në Kosovë – më 1999 – zona e vënë nën mbrojtjen e kontigjentit italian ishte një prej më të bombarduarve: 50 vende për një total prej 17.237 predhash.

Që atëherë ka nisur një betejë mes atyre që e mohojnë koralacionin e ekspozimit ndaj DU dhe sëmundjes, dhe atyre që luftojnë duke pretenduar të kundërtën me numra të vdekurish dhe të sëmurësh në dorë dhe vendime gjyqësore në dëm të ministrisë italiane të mbrojtjes. Ka patur disa komisione hetimi të ngritura gjatë këtyre viteve: tre hetime parlamentare që nga 2005 deri më 2013. Më 3o qershor u miratua ngritja e një tjetër komisioni parlamentar hetimi që e nisi punën përpara disa javësh.

BW

Next Post

Paris-Dakar, pilotja kinez përfundon mes spektatorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In