• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

110-vjetori i Pavarësisë, Balla: Do të shkojmë në Hagë, t’i urojmë nga afër krerëve e UÇK-së

by A R
27/11/2022 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla bëri me dije se ditën e nesërme, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, një grup deputetësh të Shqipërisë dhe Kosovës do të shkojnë në Hagë për t’iu uruar nga afër krerët e UÇK-së për Ditën e Flamurit.

“Nesër më 28 Nëntor, Adem Jashari do të festonte dy festa:  110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e tij të 67. Unë nuk e di se çfarë do të donte të na thoshte, apo të na qortonte nëse do të ishte këtu mes nesh sot Adem Jashari. Ai nuk e jetoi dot lirinë, nuk e arriti dot çlirimin, nuk e gëzoi siç do donte ditën e pavarësisë së Kosovës edhe pse dha gjithçka për t’i mbërritur. Kosovën, Bill Klinon do ta quante një fitore të paqes, një fitore për demokracinë dhe vlerat e saj duke nënvizuar se “edhe kombet e vogla” mund të fitojnë nëse e drejta qëndron pas tyre. “Kosova, për botën dhe për Shtetet e Bashkuara, për NATO-n qëndroi për diçka më të madhe sesa vetë (Kosova)”.

E ndërsa flasim për këto vlera nuk duhet të harrojmë faktin e njohur ndërkombëtarisht dhe meritën e veçantë të Presidentit Rugova,  i cili  demokracinë e ktheu në doktrinë të shpëtimit të Kosovës dhe Perëndimin në aleat të saj. Për çfarë do të na qortonte sot baca Adem? Ndoshta do të ishte dëshira e tij për të na parë më shumë sëbashku, më shumë të integruar, më shumë të koordinuar, më shumë të bindur se liria e Kosovës ka qenë një ëndërr e madhe qysh prej Kongresit të Berlinit në shekullin e 19-të, të cilën e arritëm me aq shumë sakrificë dhe në aleancë me perëndimin.

Kështu si sot Adem Jashari do të donte të na shihte shpesh ne përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe ndoshta do të na qortonte për çkujdesjen tonë për të mbrojtur shkëlqimin e merituar të fitores dhe pastërtinë e luftës çlirimtare. Sepse, ndërsa ne i gëzoheshim fitores dhe shpalljes së pavarësisë, të tjerët, humbësit bashkë me aleatët e tyre u kujdesën mjeshtërisht që të njollosnin tinëz, luftën e ndritshme çlirimtare. Qëndresa paqësore, beteja e drejtë për liri dhe demokraci e popullit shqiptar të Kosovës dhe valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, vunë në lëvizje botën demokratike me një reagim të vendosur. Reagim që erdhi pas operacionesh barbare ushtarake spastrimesh etnike, që sollën si rezultat zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, gjysmë milioni vetëm këtu në Shqipëri,

Masakrat dhe spastrimet e pamëshirshme etnike  në Kosovë janë një monument tmerri dhe errësire! Janë 12.000 bij e bija nënash të cilëve ju grabit jeta, janë 20 000 gra dhe vajza që u përdhunuan… dhe ende sot: janë rreth 1600 persona të tjerë të vdekur e të pakallur, ose si i thonë në gjuhën burokratike: rezultojnë të zhdukur. Dhe ende sot, të gjallët kërkojnë nëpër terr, të dashurit e tyre.

Por Monumenti i Errësirës, nuk mbaron me kaq! Sepse sot, komandantët e UCK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtin burg, sikur ata që urdhëruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan. Ne shqiptarët i jemi gjithmonë mirënjohës komunitetit ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë SHBA-ve, të cilet morën përgjegjësinë dhe na erdhën në ndihmë.

Ndërhyrja e parë e plotë dhe e vetme deri më tani, ushtarake e NATO-s në tokën europiane, e njohu luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që solli si rezultat pavarësinë e Kosovës. Kjo po ishte Drejtësia që duhej vënë në vend. Lufta e Putinit në Ukrainë e ka futur Europën në një Epokë të re rreziku. Lufta e Putinit po na risjell shumë analogji. Një ndër to lidhet me faktin se Rusia po flet njëlloj për trafik organesh njerëzore në Ukrainë.

Duhet ta kishim mbrojtur dhe duhet ta mbrojmë legjitimitetin e luftës heroike të UÇK për çlirimin e vendit dhe duke qenë të bindur se pavarësisht se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, vrasjeve, përdhunimeve, dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë. Nga njëra anë, dhe integritetit e kauzës së drejtë të luftës së UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë,  nga ana tjetër, çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor, por se nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim;

Next Post
Çiftet e Horoskopit që përputhen edhe nëse nuk duket kështu

Horoskopi Javor, parashikimet shenjë për shenjë nga 28 nëntori deri më 4 dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In