• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

110 milionë euro paga të shtuara në shtet

by Fatos Çoçoli
27/06/2024 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Dje, Ministri i Financave Ervin Mete, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, mëtoi për opinionin publik se, me miratimin e vendimeve të djeshme, nisi faza e dytë e politikës së rritjes së pagave në administratën shtetërore. Duke filluar nga 1 korriku 2024, me një fond shtesë rreth 11 miliardë lekë, ose 110 milionë euro deri ne fund te këtij viti, 135 mijë punonjës të administratës shtetërore do të shohin rrogat e tyre të rritura.

Këto 110 milionë euro më shumë në duart e 135 mijë familjeve shqiptare këta gjashtë muaj të dytë të vitit, ndihmojnë ekonominë tonë të zhvillohet më mirë. Shumica e këtyre 110 milionë eurove do të shkojnë për konsum.

Një javë më shumë pushime, blerje të një orendie apo elektroshtëpiakeje të re, lodra më shumë për fëmijët, etj. Një vit e një muaj më parë, më 25 maj 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për rritjen e pagave për administratën shtetërore. I kthyer në ligj dy ditë më vonë, ai synoi një reformë të plotë dhe të thellë të pagave në shtet dhe po e realizon. Reforma kërkoi ta kthejë administratën publike në sa më profesionale dhe tërheqëse në tregun e punës, duke nxitur inovacionin dhe konkurrueshmërinë.

Qeveria mori përsipër brenda një viti e dy muajsh, deri në korrik 2024, një shtim deri pak vite më parë të pamenduar në këto nivele të larta, duke e çuar pagën mesatare të nëpunësit publik në nivelin e 90 mijë lekëve të reja në muaj. Një shtim, sipas planit të qeverisë, nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj për ata me pagë minimale, në 250-320 mijë lekë të vjetra në muaj, për të gjithë punonjësit në shtet me pagë afër pagës mesatare. Qeveria u kujtua vonë për të rritur rrogat, por më mirë vonë se kurrë, thotë populli. Lind pyetja, çfarë e nxiti qeverinë të shikojë me ngulm rritjen e pagës mesatare bruto të 180 mijë punonjësve të saj? A është kjo paga që duam? Që të mos braktisim në masë vendin tonë? Duket se po.

Në maj 2023, kur nisi reforma, paga mesatare në vend, sipas INSTAT, ishte 66 mijë lekë. Vendimi për të rritur pagën në administratën publike me 45 përqind nga niveli i atehershem, brenda një viti, ishte një vendim sa kurajoz, aq edhe pozitiv. I pritur prej shumë kohësh, i domosdoshëm për të gjitha kategoritë e punës dhe strukturën e pagave në sektorin publik. Paketa qeveritare e reformës së pagave do të shërbejë edhe si nxitje për rritjen e mëtejshme të pagave edhe në sektorin privat. Administrata publike punëson sot rreth 135 mijë punonjës, në sektorë si arsim publik, shëndetësi publike, administratë publike qendrore dhe vendore, në polici, ushtri, ndërmarrje shtetërore aksionere, etj. Sektori privat, i cili jep më shumë se 80 përqind të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit, punëson më shumë se një milion punonjës në Shqipëri.

Një pjesë e mirë e punonjësve në sektorin privat, rreth 40 përqind, janë të vetëpunësuar në bujqësi. Niveli i pagave, më shumë se sa një politikë sociale, varet nga produktiviteti(sasia e mallrave dhe shërbimeve që prodhon në njësinë e kohës) i ekonomisë dhe mundësitë financiare që ka vendi, për të zbatuar një politikë të pagave më të larta, si ato minimale dhe mesatare. Shtimi i ndjeshëm i pagës mesatare në shtet do të shërbejë si presion pozitiv edhe për rritjen e pagës mesatare në ekonominë shqiptare. Tek ne, prej vitesh ka pasur një hendek lidhur me nivelin e pagave minimale dhe mesatare, krahasuar me vendet e rajonit, të afërta me nivelin e fuqisë blerëse të vendit tonë, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Paga mesatare bruto(pa taksat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore), është rritur ngadalë gjatë nëntë viteve 2013-2021. Nga 45.5 mijë lekë që ishte në vitin 2014, viti i parë që INSTAT raporton pagën mesatare, ajo arriti në 66 mijë lekë pas 9 vitesh në 2022-in, me një rritje të paindeksuar me inflacionin. Gjatë vitit 2022, pagat u rritën me shtim dyshifror, nga presioni i inflacionit të lartë dhe nga presioni i mungesës së punonjësve, me pothuajse të gjitha bizneset që raportonin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë, deri në nivele 55 mijë-60 mijë punonjës në mungesë dhe në kërkim për t’i gjetur. Reforma e pagave synoi dhe po e realizon të përmirësojë edhe hierarkinë e pagave, për të tërhequr e mbajtur në administratë punonjësit e kualifikuar. Ajo fut një lidhje të drejtpërdrejtë midis pozicionit të punës dhe përgjegjësisë përkatëse, me pagën që punonjësi do të marrë këtej e tutje në shtet.

Reforma përbën një ndryshim thelbësor në politikën buxhetore dhe fiskale të Shqipërisë. Është ndryshim historik, pasi ajo e sjell politikën buxhetore më shumë pranë dhe në shërbim të qytetarëve. Për çdo dy lekë të ardhura të mbledhura nga taksat dhe tatimet, nëpërmjet reformës, një lek shkon për transferta direkte, paga, pensione dhe ndihmë ekonomike. Gjysma e parave të buxhetit të shtetit shkon drejtpërdrejtë të qytetarët, ndërsa gjysma tjetër për përmirësimin e shërbimeve, investime dhe të tjera aktivitete buxhetore.

Me këtë reformë, paga në arsimin publik në korrik shtohet me 72 përqind dhe në shëndetësinë publike me 99 përqind, pra dyfishohet. Një tjetër vendim pozitiv është indeksimi i pagave në shtet çdo dy vjet. Nuk ka më pauza të gjata kohore, pa indeksuar pagat.

Next Post
Grafiku për Shëndetësinë: Sa shpenzuan qeveritë dhe qytetarët në dy dekada, investimet dhe shërbimet

Grafiku për Shëndetësinë: Sa shpenzuan qeveritë dhe qytetarët në dy dekada, investimet dhe shërbimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

December 5, 2025
Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

December 5, 2025
Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

December 5, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

December 5, 2025
“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

December 5, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!

December 5, 2025
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

December 5, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Zhbërja e standardeve kushtetuese nga GJKKO dhe SPAK përmes standardeve të ndryshme

December 5, 2025
A do kandidoni për kryetar të PD? Ervin Salianji: Qëllimi është të rrëzojmë Ramën. Berisha simbol në PD

A është Saljanji më i pranueshëm nga militantët e PD se Berisha?

December 5, 2025
FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In