Pas 11 vitesh në arrati, Nimon Zogaj, i dënuar me 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge është kapur nga policia.
48-vjeçari shqiptar u kap në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës, në tentativë për të kaluar kufirin për në shtetin malazez.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti pasi në vitet 1997-1998 ka qenë i lidhur me trafikun e drogës në Lombardi.
Fillimisht ai u larguar për në Zvicër ku u arrestuar dhe më pas u ekstradua në vitin 2005.
Pas një muaji në burg në Itali, ai u lirua dhe po hetohej në gjendje të lirë. Që pas asaj kohe Zogaj u zhduk.
Panorama/d.i.