• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

11 ngjashmëritë mes Marine Le Pen dhe Donald Trump

by A R
13/12/2015 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një titulli në New Yorker, ‘Donald Trump është Le Pen i Amerikës’, ndërsa Marc Champion është përgjigjur se ‘Europës i mjaftojnë Donald Trump-at e saj’, duke vënë në dukje se Le Pen ka shanse më të mëdha për t’u bërë presidente në Francë, sesa Trump në SHBA.

1.Emigrantët

Trump: Donald Trump është duke bërë thirrje për të mbyllë kufijtë në mënyrë që myslimanët të mos hyjnë në Shtetet e Bashkuara, përderisa përfaqësuesit e vendit tonë mund të kuptoj se çfarë dreqin po ndodh. Ne nuk kemi asnjë zgjidhje. Ne nuk kemi asnjë zgjidhje. Ne nuk kemi asnjë zgjidhje. (Dhjetor 2015), transmeton Gazeta Blic.
Le Pen: Marine Le Pen bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të emigrantëve në Francë dhe për ndërprerjen e menjëhershme të shpërndarjes së tyre në qytetet dhe fshatrat franceze. (Nëntor 2015)
Trump: Kur Meksika dërgon njerëzit e saj në SHBA, nuk i dërgon ata më të mirët. Zakonisht vijin njerëzit që sjellin probleme, ata që sjellin drogë, ata qe e sjellin krimin, përdhunuesit. (Qershor 2015)
Le Pen: A do të pranoni 12 emigrantë të paligjshëm të rrinë në banesën tuaj? Jo. Sepse, fillimisht ata do të fillonin të shkatërronin letrën e murit, më pas do t’u vidhnin kulteën dhe më pas do silleshin ashpër me gruan tuaj. Ne jemi duke i mirëpritur ata, por a e dimë saktë se kë jemi duke e pritur. (Maj 2012)

2.Kufijtë

Trump: Unë do të ndërtoj një mur të madh dhe më besoni se askush nuk ndërton mure më mirë se unë. Unë do ta ndërtoj një mur të madh në kufirin jugor, dhe do të detyroj Meksikën të paguajë për atë mur. Mbani mend! ( Qershor 2015)
Le Pen: Çfarëdo që thotë BE-ja, për Francën është thelbësore të marrë nën kontroll kufijtë e saj. Pa mbrojtjen e kufijvë, edhe siguria është e pamundur. (Nëntor 2015), transmeton Gazeta Blic.

3.Krishterizmi

Trump: Unë do të jem përfaqësuesi më i madh i  të krishterëve, i cili ka munguar në një kohë të gjatë. (Qershor 2015)
Le Pen: Liria, barazia dhe vëllazëria janë vlera të krishtera! Franca nuk mund të jetë laike, sepse origjina  e saj është e krishterë. (Prill 2012)

4.Vladimir Putin

Trump: Unë mendoj se do të shkoj shumë mirë me të. Dhe nuk mendoj që do të kemi llojin e problemeve që kemi tani. (Tetor 2015)
Le Pen: Unë e admiroj kokën e tij të ftohtë, sepse nuk ka një Luftës së Ftohtë duke u zhvilluar ndaj tij nga BE-ja me urdhër të Shteteve të Bashkuara, e cila është e mbrojtur interesat e veta. Unë e admiroj se si arriti të rikthejë krenarinë në një komb të madh që ishte poshtëruar dhe persekutuar për 70 vjet. (Janar 2014), transmeton Gazeta Blic.

5.Ndryshimi i klimës

Trump: Obama është problem kryesor në ditët e sotme. Dhe unë mendoj se ai e meriton të jetë i fundit në listë. Unë besoj se ka ndryshim, dhe unë besoj se ajo shkon lart, dhe ajo shkon poshtë, dhe ajo shkon përsëri. (Shtator 2015)
Le Pen: Unë nuk jam e sigurtë që aktiviteti njerëzor është origjina kryesore e këtij fenomeni. (Shkurt 2012)

6.Patriotizmi

Trump: Mjerisht, mendoj se ëndërra amerika ka vdekur. Por , nëse zgjidhen unë president, atëherë unë do ta ringjall këtë ëndërr dhe do ta bëjë më të fortë se kurrë. Në do ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri. (Qershor 2015), transmeton Gazeta Blic.
LePen: Unë dua të them diçka, në SHBA njerëzit janë shumë patriotikë. Patriotizmi i tyre është i qartë. Në Francë, ëpr shumë vite ne kemi luftuar për të qenë patriotic, ndërsa tani njerëzit po na detyrojnë që mos ta duam vendin tonë. (Prill 2015)

7.Globalizimi

Trump: Unë jam biznesmen. Por, problem me tregëtinë e lirë është se duhet të ketë njerëz të talentuar për të negociuar…Tregëtia e lirë mund të jetë e mrekullueshme nëse ka edhe njerëz të zgjuar, por te ne janë duke munguar ata njerëz. Në kemi njerëz që nuk janë intelegjentë, të cilët kontrollohen nga interesa të veçanta. Dhe kështu, nuk do të funksionojë. (Qershor 2015), transmeton Gazeta Blic.
Le Pen: Rreziku numër një janë dy pika. Një, fundamentalizmi islamik, i cili është një lloj totalitarizmi i shek.21 dhe së dyti është globalizmi, i cili është një tjetër lloj i totalitarizmit, ideologjia e biznesit të lirë pa kufij. (Prill 2015)

8.Shteti Islamik

Trump: Askush nuk mund të jetë më i ashpër me ISIS-in, sesa Donald Trump. Unë do të luftoj ashpër kundër tyre. Unë do ta gjej personin e duhur që t’i mposht ata. Askush, askush nuk guxon të luajë me ne. (Qershor 2015)
LePen: Bashar al-Assad e drejton Sirinë sot, ai e drejton një ushtri dhe nuk egziston asnjë mënyrë e mposhtjes së Shtetit Islamik, përveq se një koalicion me Bashar al-Assadin…dhe sikur të isha unë presidente, unë do e kisha bërë këtë veprim para tre viteve. (Tetor 2015), transmeton Gazeta Blic.

9.Iraku

Trump: Njerëzit janë duke hequr kokat e tyre, ata janë duke u mbytur. Tani për tani, ata janë më shumë sesa keq, më keq sesa kur ishin nën Sadam Huseinin apo Gadafin. (Tetor 2015), transmeton Gazeta Blic.
Le Pen: Rënia e Sadam Huseinit e çoi Irakun drejt kaosit, duke u bërë shtëpia e xhihadistëve. (Shkurt 2015)

10.Aborti

Trump:  Sigurisht që përgjigjja imë është po, por ne kemi nevojë për një Gjykatë të Lartë, megjithatë ne do të punojmë rreth saj. (Dhjetor 2015)
Le Pen: Unë jam për përdorimin e kontraceptivëve dhe nuk jam aspak kundër abortit. (Dhjetor 2015)

11.Punë

Trump: Nëse unë bëhem president, unë do mbahem mend si punëdhënësi më i madh. Mbani mend! Unë do ta sjell punën nga Kina, nga Meksika, nga Japonia dhe nga shumë vende tjera. Unë do të rikthej punët tona që janë marrë nga këto vende dhe do të kthej paratë tona në vendin tonë. (Qershor 2015)
Le Pen: Vetëm Fronti Kombëtare planifikon të kthej në Francë këto armë thelbësore, si kontrollin e buxhetit të saj kombëtar dhe kufijtë, në mënyrë për të ndihmuar luftën e botës së globalizuar dhe për të sjellur risi dhe ri-industrializim.

Next Post

Plas sherri mes Beatrix Ramosajt e Enca Haxhiajt (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

December 26, 2025
Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

December 26, 2025
Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com