• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“11 Maji, farsë dhe teatër i pushtetit”, Gjekmarkaj: PS po e vret Republikën nga frika, jo nga kurajo!

by A R
05/06/2025 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokrati Agron Gjekmarkaj foli sot nga foltorja e Kuvendit, nga ku hodhi akuza ndaj socialistëve për vjedhje të votave në zgjedhjet elektorale te 11 Majit.

Për Gjekmarkajn zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira e as të ndershme. Sipas tij zgjedhjet ishin proces i kontrolluar.

Agroni Gjekmarkaj:  Sot nuk ngrihem për të komentuar një rezultat ne kete foltore! Ngrihem për të denoncuar një farsë. Ngrihem për të kontribuar me modesti per të mjekuar një plagë më të rënden në historinë bashkohore!

Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, as përfaqësuese.Ato ishin një proces i kontrolluar, një teatër i pushtetit, një simulakër demokracie.

Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, në vend që të organizonin një garë reale, zgjodhën të ndërtojn një proces të mbyllur, ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht.

Si ndodhi kjo? Me përdorimin e administratës publike si instrument elektoral, jo si shërbim për qytetarët; Me presion të drejtpërdrejtë nga grupe kriminale në lagje, në bashki, në çdo qendër qendër bllokimi dhe jo votimi ;

Me shkelje të hapura të Kodit Zgjedhor, përmes bonuseve elektorale, premtimeve të rreme dhe gjobave selektive;

Me manipulimin e votës së diasporës, duke u mohuar bashkatdhetarëve tanë të drejtën themelore për të votuar lirshëm dhe në mënyrë transparente. Këto veprime zhvlehsuan atë të drejtë, që gjasmë i dhamë diasporës të cilën bashkatdhetarëve tanë ua nxorrëm për hundësh;

Dhe me një tutelim selektiv të biznesit, ku përfitimet dhe mbrojtja u jepen vetëm oligarkeve dhe atyre që janë pranë pushtetit, duke ndëshkuar konkurrencën dhe duke kufizuar lirinë ekonomike të shqiptarëve.

Kolegë të mazhorancës, Ju e nisët këtë udhetim regresist duke izoluar liderin e opozitës, z. Sali Berisha.

Ky akt dëshmoi një mendësi që më shumë i ngjan një regjimi të vjetër trashëgimtarë të së cilës fatkeqësisht jeni, sesa një demokracie që aspiron standarde europiane. Në ligjërimin tuaj, dëshmohet një përpjekje e orkestruar për të shpallur opozitën të panevojshme: për ta përçmuar, për ta futur atë nën presion, për ta tallur për ta shtypur, denigruar asgjesuar.

Por, pikërisht në këtë moment, secili prej jush i ka hequr vetes garancitë sublime që pluralizmi i siguron një shoqërie që aspiratë ka standartet demokratike.

Po vraponi drejt së panjohurës me një naivitet të rrezikshëm.Dhe nuk do të keni kohë të pendoheni.

Sot, nuk jeni më individë me identitet politik. Jeni kthyer në numra, në pritje të urdhrave nga një person i vetëm, që po e shndërron Partinë Socialiste në një mekanizëm kontrolli absolut.

Ju po e vrisni Republikën nga frika, jo nga kurajo. Ju jeni atentatorë të së ardhmes së fëmijëve tuaj, sepse duke hequr dorë nga liria juaj dhe nga pluralizmi, po vulosni fatin e një Shqipërie që do të ngelet e bllokuar në dilema ekzistenciale.

Partia Socialiste, ashtu si funksionon sot, nuk është më një forcë politike, por një makineri dhune dhe pushteti që po shkatërron themelet demokratike të vendit tonë.

Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar, por në të vërtetë, keni humbur. Jeni bërë viktima të zellit, të urdhrit dhe të nënshtrimit.

Prandaj sot, me përgjegjësi të plotë, po ju them: Zgjedhjet e 11 majit nuk i shërbyen demokracisë. Nuk i shërbyen qytetarit. Nuk i shërbyen Shqipërisë. Ato i shërbyen vetëm një qëllimi:

Vazhdimit të sundimit të pakicës mbi shumicën, sundimit personal të Edi Ramës mbi ju dhe mbi çdo qytetar që e pranon sundimin. Sot, sundimi i mazhorancës është kthyer në një tirani ndaj shumicës së qytetarëve.

Sot sundimi i shumicës qeverisëse jolegjitime, në fakt pakicës që shtiret si shumicë me vota të rrëmbyera, është kthyer në një tirani ndaj shumicës së qytetareve. Të nderuar kolegë të mazhorancës, ju që sot e quani këtë një “fitore”, kujtoni mirë këtë fjali:

Ju nuk e mundët Partinë Demokratike. Ju e mundët Shqipërinë për një çast! Shqiptarët që kanë punuar kundër Shqipërisë, ju e dini vetë si i thërret Historia!

Duke ndalur rrotacionin, nuk keni ruajtur stabilitetin, por keni ndalur qarkullimin e ideve. Keni ndalur besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, keni shkelur garancitë kushtetuese dhe barazinë para ligjit.

Keni ndaluar besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, i keni vjedhur atij garancitë kushtetuese e barazinë para ligjit!

Dhe po kaq e rëndësishme, duke bërë këtë, i keni mohuar vetes mundësinë të jeni njerëz të lirë. Sepse kur një sistem funksionon vetëm në një drejtim, as ju nuk jeni më përfaqësues.

Jeni kthyer në peng të pushtetit që mendoni se keni. Në vend që të garonit me ide, garuat me presion.

Në vend që të fitonit zemrat e qytetarëve, fituat frikën dhe urrejtjen e tyre. Por urrejtja nuk ndërton paqe. Frika nuk ndërton demokraci.

Frika ndërton heshtje. Dhe heshtja kolegë është fundi i përfaqësimit.

Në një shoqëri demokratike, rrotacioni është shenjë shëndeti, jo krizë. Sepse asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë manipulim nuk zgjat pafund.

Next Post
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i Qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i Qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Adresa ku lindi e ardhmja

December 22, 2025
VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

December 22, 2025
VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

December 22, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj… Parashikimi i horoskopit për sot

December 22, 2025
Plaket popullsia në Shqipëri, 46 mijë persona emigruan gjatë vitit 2022

Të rinjtë kanë ikur, 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë janë nën 45 vjeç

December 22, 2025
Berisha përgëzon Adriatik Lapajn për protestën: I heqin çadrat dhe ujin! Rama ka frikë, ai…

Partia Demokratike proteston sot përpara Kryeministrisë

December 22, 2025
Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ish-presidenti Meta sot në GJKKO/ Mbahet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim, kërkon të njihet me provat

December 22, 2025
Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

December 22, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In