• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“11 maji, beteja e fundit e Berishës”/ Kreshnik Spahiu: SHBA nuk blihet as me 6 mld dollarë! Të sjellin FBI-në dhe…

by S T
29/04/2025 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu tha se kontrata e lobimit të PD-së me aleatët e saj politikë me vlerë 6 mln dollarë me kompaninë amerikane ‘Continental’ për t’i pastruar imazhin Sali Berishës ka hije dyshimi dhe paligjshmëri që duhen hetuar dhe do hetohen, si në Shqipëri, ashtu edhe në SHBA.

I ftuar sot në emisionin “Studio Live’ të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, ai tha se edhe KQZ-ja duhet të kishte reaguar menjëherë pas publikimit të kësaj kontrate për të bërë transparencën, teksa është i sigurt se është shkelur ligji i financimeve për disa arsye, duke i shpjeguar edhe në terma jurisprudence, referuar edhe Kodit Elektoral.

“Kam punuar me disa organizata joqeveritare, kam punuar disa vite me Transparency International, në lidhje për transparencën e financimit të partive politike, që cilësohet si një nga çështjet më kryesore, pasi pengmarrjet e shtetit realizohen gjatë financimit të fushatave elektorale. Ai që jep para para zgjedhjeve, i jep për një arsye. Pra një person me profesionin elektricist në SHBA ka dalë garant për 6 mln dollarë, për një parti politike. Çfarë interesi ka ai? Ka budalla që e beson që një njeri të japë pa interes vetjak, për partinë dhe jo më për Shqipërinë, 6 mln dollarë?!

Ka një kuadër ligjor se si financohen partitë politike, korniza ligjore dhe limite financiare. Ky limit është 1 mln lekë të reja, e çdo person që e kalon këtë si person fizik apo subjekt, nuk mundet ta kalojë këtë limit. Ndryshe konsiderohet i paligjshëm, ndaj janë vendosur këto barriera, që të mos abuzohet më pas, të mos blihet. Se nëse PD vjen në pushtet, të mos jetë peng e elektricistit në fjalë. Ndaj merren peng partitë politike pas zgjedhjeve nga oligarkët”, u shpreh juristi.

Sipas tij, kjo është kontrata e tretë e PD-së, tani kemi një tjetër kontratë, por kemi dhe barrierën ligjore.

“Ka tre kufizime: Persona juridik të huaj s’mund të financojnë në Shqipëri. Nëse është donacion, duhet të tregohet lista e të gjithë donatorëve, sepse në Shqipëri nuk mund të bëhet. Kufiri 1 mln lekë të reja dhe tjetra, buxheti i shtetit, që donacioni s’mund ta kalojë 10% të buxhetit të shtetit. Por unë kam një dyshim se janë para të pista, pavarësisht se thuhet se janë për patriotizëm.
Problemi është juridik këtu, dhe ai ligjor në SHBA. Atje është deklaruar kontrata ligjërisht, por sigurisht nuk janë deklaruar të gjitha fondet, pasi është paguar vetëm kësti i parë. Nëse PD s’do kishte futur elektricistin Nuredin Seci si garant, s’do kishte probleme, pra nëse do i bënte nga banka private në Shqipëri, psh., 750 mijë euro të KQZ t’i kalonte në SHBA, do ishte ligjore. Pra janë dashur financime ekstra për kontratën e lobimit në SHBA”, shprehet Spahiu.

Ai i bën edhe një paralelizëm si një procedurë penale me raste të ngjashme. Dhe këtu kujtoi rastet e lobimit të Ilir Metës, i cili sot është në burg dhe Lulzim Bashës që u hetua dhe akuzua, teksa aktualisht lakohet edhe çështja e Ramës me McGonigal.

Spahiu tha se Amerika ‘nuk të fal për këto raste lobimi’ dhe precedentët janë, ndaj edhe me rastin e Berishës besonte se do ndiqet e njëjta praktikë ligjore dhe penale në të dy vendet.

“Ne jemi marrë me të katra kontratat e lobimit në SHBA dhe të gjitha janë bërë objekt i hetimit atje. Pra u bë Basha, Meta, po bëhet Rama me McGonigal dhe tani Berisha. Pra ata hetojnë dhe të dërgojnë FBI-në, nuk është e mundur të blihen SHBA-të as me 6 mln, as me 60, as me 600 dhe as me 6 mld dollarë!”, u shpreh ai.

Spahiu tha se nuk ishte eligjshme që të ketë ndikim të huaj apoinfluencim në zgjedhje, qoftë me financime e në shkelje të ligjit.

“Po arrestohen njerëz për 50 euro për blerje vote, po për 6 mln dollarë financim? Sepse mund të influencojë edhe rezultatin e zgjedhjeve, kjo është shkelje. A mund të ketë ndikim kjo edhe të Shtëpia e Bardhë. Po Arlind Qori çfarë taksirati ka të përballet me këta që harxhojnë lekë. Po nëse DASH del e mbështet Ramën në zgjedhje, a është influencë në zgjedhje, po, unë mendoj se është. E njëjta gjë me Berishën nëse del Shtëpia e Bardhë. Ndaj nuk lejohet ndërhyrja e enteve të huaja me ligj. Nëse vijnë njerëzit e huaj e vijën e bëjnë fushatë këtu, këtu pastaj s’ka garë. Ne duhet t’i kërkojmë falje atij fshatarit për 50 euro, për miellin apo vajin e ullirit, në krahasim me palën tjetër”, nënvizoi ai për Report Tv.

Për Spahiun, KQZ duhet të kishte reaguar publikisht, teksa shpjegoi se sa rrezikojnë të implikuarit në kontratë. Spahiu hodhi edhe dyshimin se kryetarët e partive aleate të PD-së nuk dinë gjë për këtë kontratë dhe që mund të jetë një shkelje tjetër.

“Unë ndaj mendimin se KQZ duhet të ndërhyjë apo duhet të ndërhynte. Në momentin që kishte kontratë 6 mln dollarë, duhet t’i thoshte partisë politike se kishin kaluar limitet dhe shkelur ligjin. KQZ duhet të ndërhynte, pra duhet të reagonte për kontratën 6 mln dollarë. Kjo parashikon 6 muaj deri në 2 vjet heqje lirie për një shkelje të tillë penale. Përgjegjësia penale nuk është vetëm e personit që firomos kontratën, sepse në këtë rast Flamur Noka ka firmosur për të 25 aleatët e PD-së. Por a kanë dijeni këta 25 kryetarët e partive për këtë kontratë lobimi? Ai që po hetohet tani nga SPAK nuk është sekretari i Partisë së Lirisë, por kryetari i PL-së, Ilir Meta dhe jo për deklarim, por për shifrën, se është mashtruar me shumën përlobim në SHBA, që është tre herë më e vogël nga e deklaruara. E njëjta gjë edhe me Bashën, pavarësisht se prokuroria bëri interpretimin juridik dhe pushoi çështjen”, vijoi ai.

Analisti shtoi se së shpejti do ketë reagime të tjera dhe veprime ligjore, duke sjellë në vëmendje se nuk ka dalë ende në pah kontrata e firmosur me konsulentin dhelobuesin Chris LaCivita, që do ishte një tjetër lajm i bujshëm.

“Tani presim edhe zbardhjen e kontratës me Chris LaCivitën. Pritet të zbardhet edhe kontrata që është firmosur me LaCivita. E çuditshme se si një qytetar amerikan, se nuk është as zyrtar, i jepet mikrofoni në fushatë elektorale, e nxjerr në publik, pavarësisht se çfarë është ai, e unë mendoj se nuk është vetëm çështja e kontratës së lobimit, por ka edhe të tjera. Sot diskutohet se Berisha përdori PD-në dhe Aleancën Shqipëria Madhështore, e që ato nuk kanë dijeni, pra përdor këto parti madhështore. Po jep para për të pastruar imazhin e tij, implikon partinë me faturë financiare dhe kjo është çështje tjetër”, tha ai.

Por a e ndryshojnë financimet situatën elektorale në Shqipëri?

“Jo 6 mln, por edhe 60 miliardë të hidhen, unë mendoj se nuk ndryshon situata, se elektorati e ka ndarë mendjen. Elektorati i PD-së psh., aktualisht e ka vendosur, e ka treguar edhe herë të tjera, edhe kur u shpall non grata nga SHBA. Berisha e ka trenin e fundit edhe për shkak të moshës, ai nuk ka sfidë izolimin amerikan, sepse edhe nëse thyhet këto ditë, nuk ndikon aspak. Ai ka sfidë vetëm 11 majin. Sepse nuk mund të jetë më faktor pas 4 vitesh po humbi, ndaj kjo është edhe beteja e fundit e tij”, tha Spahiu.K

Next Post
“Këto kohë jam futur në konflikt me disa burra”, Rama: Roskoveci është burrë, por e bëri kështu një grua!

“Këto kohë jam futur në konflikt me disa burra”, Rama: Roskoveci është burrë, por e bëri kështu një grua!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In