• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat e Bashkisë Kamëz, reagon Vorpsi: Keni shkelur proçedurat ligjore

by A R
30/12/2015 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e Bashkisë Kamëz e cila akuzonte Prefektin e Tiranës Sadi Vorpsi për pengimin e punës së njësisë lokale, duke bllokuar disa vendime të Këshillit, ka sjellë reagimin e Sadi Vorpsit. Nëpërmjet një komunikate për mediat, prefekti deklaron se institucioni që ai drejton, ka gjetur paligjshmëri në disa akte të Bashkisë Kamëz.

NJOFTIM

Prefekti i Qarkut Tiranë është njohur ditën e sotme përmes mediave mbi një reagim të Bashkisë Kamëz, e cila ngre pretendimet se puna e këtij institucioni është penguar qëllimisht. Për sa më sipër, Prefekti i Qarkut Tiranë kërkon të sqarojë se:

Institucioni i Prefektit bazuar në ligjet e vendit është i vetmi institucion administrative, i cili verifikon ligjshmërinë e akteve dhe vendimeve të dala nga këshillat Bashkiakë respektivë. Në lidhje me rastin e Bashkisë Kamëz, pas verifikimi të bazueshmërisë në ligj të procesit të vendimarrjes së rastit në fjalë, rezultoi se:

– Këto vendime nuk janë në përputhje me procedurën e Ligjeve dhe konform nenit 31 pika 14 dhe nenit 36 të Ligjit Nr.8652 dt.31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i ndryshuar. Kjo, pasi njoftimi për mbledhje duhej bërë nga Kryetari I Këshillit Kamëz dhe jo nga nismëtarët dhe anëtarët e Këshillit për mbledhje jashtë radhe.

Kjo pasqyrohet edhe në njoftimin për mbledhje Nr.3559, dt/30.10.2015 i cili është marrë nga verifikimi në vend nga përfaqësuesit e Prefektit të Qarkut Tiranë.

Në vendimin Nr.31 vihet re se në procesverbalin mbi zgjedhjen e zv.kryetarit të Këshillit nuk është firmosur nga një anëtar i komisionit të votimit. Bazuar në nenet e sipërcituara dhe rastit në fjalë, vendimet Nr 28-34 datë 03.11.2015 nuk kanë sesi të konfirmohen në kundërshtim me ligjet.

Sa i përket vendimit që lidhet me shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe shtresave të tjera përfituese, Prefekti i Qarkut Tiranë thekson se vendime Nr.35, 36, 37 dhe 38 janë në përputhje me Kushtetutën dhe janë konfirmuar një muaj më parë, në një kohë rekord duke qenë se ndihma ekonomike ka impakt social.

Sa i përket akuzave se vendimet janë kthyer pa argument, Prefekti i Qarkut Tiranë sqaron se nuk gjen dot argument më të mirë sesa ligjet e theksuara më lart.

Prefekti i Qarkut Tiranë refuzon kategorifikisht t’i përgjigjet akuzave me karakter politik, të cilat nuk kanë vend dhe japin një model të shëmtuar për institucionet e një vendi i cili lufton për aspirate europiane.

Next Post

Basha Ramës: Ky është bilanci i vërtetë i “Kokoshit të Surrelit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In