• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shisnin armë zjarri pa leje, dy shtetas nën hetim

by A R
30/12/2015 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për shtetasit Shyqyri Cani dhe Arben Hida, të dyshuar se janë përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të shitjes së armëve të zjarrit, raporton Balkanweb.

Hetimi ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacionit të Policisë, sipas të cilit kishte dyshime se shtetasi Shyqyri Cani ishte përfshirë në veprën penale të “trafikimit të armëve dhe municionit”. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale nga Prokuroria për Krime të Rënda, çështje iu kalua për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk rezultuan elementë që e përfshinin të pandehurin Cani në veprën penale të “trafikimit të armëve…”, por në veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Në bazë të veprimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës rezultuan dyshime të mjaftueshme se shtetasi Cani u shiste “klientëve të ndryshëm” armë zjarri, sipas porosive të tyre.

Në kuadër të veprimeve proceduriale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata lejoi kontrollin e banesës së të pandehurit Cani, ku u gjetën një pistoletë tjetër, një automatik, krëhër dhe fishekë armësh. Në këto kushte, u kryer edhe arrestimi i shtetasit Cani nga ana e policisë.

Ndërkohë, këtyre rrethanave, iu bashkohen edhe disa veprime proceduriale që ishin kryer më parë nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ndër këto veprime, të cilat ishin kryer nga Krimet e Rënda dhe që iu bashkuan fashikullit të Prokurorisë së Tiranës, rezultonte edhe një “blerje e stimuluar”. Për atë rast, shtetasi Cani është kontaktuar nga shtetasi Arben Hida, lidhje shoqërore e tij, i cili i kishte thënë se ka gjetur “një klient” për blerjen e një arme tip “Bereta”. “Blerësi” ishte një person i autorizuar për të realizuar blerjen e pistoletës, për të cilën pagoi 400 euro.

Pas “blerjes së stimuluar”, hetimi vijoi pa rënë në sy të të pandehurve, me qëllim provueshmërinë e faktit kriminal të “trafikut të armëve…”. Pas veprimeve proceduriale, rezultoi se të pandehurit ishin të përfshirë vetëm në veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes së armëve pa leje…”.

Në këtë kuadër, pas arrestimit të shtetasit Shyqyri Cani, u krye edhe arrestimi i shtetasit Arben Hida, për të cilët Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe i dërgon për gjykim.

Balkanweb

 

 

 

Next Post

Festat, tregtarët ankohen për rënie të fuqisë blerëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In