• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Telekom nis fushatën virtuale #SHAREAHUG për bebet e braktisura

by A R
29/12/2015 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të ndërrimit të viteve, Telekom është angazhuar në mbështetje të fëmijëve të braktisur përmes një fushate të gjerë në rrjetet sociale, e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe t`i ndihmojë ata. Për këtë arsye, Telekom Albania fton të gjithë përdoruesit shqiptarë të Facebook, që t`i bashkohen këtij misioni fisnik vetëm me një klik dhe për më tepër pa shpenzuar asnjë vlerë monetare.

Duke nisur nga 30 dhjetori në pikëtakimin më të ri në kryeqytet, @Telekom Community Store në zonën e ish-Bllokut, nis fushata virtuale #SHAREAHUG. Telekom Albania fton të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme ndërgjegjësimi, të jenë të pranishëm për të dhënë kontributin e tyre modest në periudhë festash. Stenda e Vitit të Ri në @Telekom Community Store i mirëpret të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë foto për t`i ndarë me hashtag-un #SHAREAHUG.

Vizitorët në @Telekom do të kenë mundësi të kryejnë fotot në stendën speciale të Vitit të Ri dhe të marrin fotografitë e tyre të printuara si dhuratë.

Po ashtu, të gjithë përdoruesit e Facebook mund të bëhen pjesë e këtij misioni duke shoqëruar me këtë hashtag, fotot nga ambientet e tyre festive kudo që ndodhen.

Mjafton që fotot tuaja festive që ndani në Facebook të shoqërohen me hashtag-un #SHAREAHUG. Sa më shumë hashtag, aq më shumë tregojmë që jemi të ndërgjegjësuar dhe aq më i madh do të jetë kontributi për Djepin e Ëngjëjve, repartin e bebeve të braktisura 0-2 muajshe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Një foto e shoqëruar me hashtag-un #SHAREAHUG mund të bëjë diferencën.

Kjo nuk është hera e parë që Telekom ndërmerr një nismë të këtyre përmasave për një kauzë sociale. Një vit më parë, Telekom është angazhuar në mbështetje të fëmijëve me sindromën Down përmes një fushate të gjerë në rrjetet sociale, ku qindra mijëra përdorues u solidarizuan duke shoqëruar postimet e tyre me hashtag-un #AMCDSA. Fushata kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi nevojat e fëmijëve me sindromën Down dhe ishte hera e parë që një nismë e tillë për një kauzë sociale arriti përmasa kaq të larta sensibilizimi dhe solidarizimi.

Telekom Albania, si kompani e përkushtuar prej vitesh në angazhimin e saj social, është një nga kontribuesit dhe mbështetësit kryesorë të fëmijëve.

Next Post

"Mourinho rikthehet te Real Madrid"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In