Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani mori pjesë në konventën e 25-vjetorit të themelimit të PDSH-së së Luginës së Preshevës. Bogdani shprehu përshëndetjet e përzemërta të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha si dhe mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Për Partinë Demokratike jeni prioritet kushtetues që nga dita e parë e themelimit, sot e deri në ditën që ajo do të ekzistojë”, tha Bogdani.
Deputeti Bogdani uroi PDSH-në për themelimin e saj dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë bashkim.